Me këtë teknikë të frymëmarrjes do t’ju zë gjumi për 60 sekonda

Metoda e Dr. Andrew Weil përshkruhet si "qetësues natyral i sistemit nervor" i cili ndihmon në uljen e tendosjes dhe çlodhjen e trupit

Dr. Andrew Weil beson se stresi i jetës së përditshme së bashku me dritat e android pajisjeve e largojnë gjumin dhe na shëndrojnë në “zombie”.

Weil është përkrahës i të ashtuquajturës – teknika e frymëmarrjes 4-7-8, e cila synon që të relaksojë trupin tuaj dhe të liroj mendjen, në mënyrë që të përqendroheni më shumë në frymëmarrjen.

Ja se si mund të relaksoheni dhe të bini në gjumë për 60 sekonda.

  1. Vendoseni gjuhën në dhëmbët e sipërm dhe mbajeni aty deri në fund të ushtrimit.
  2. Mbylleni gojën dhe ngadalë thithni ajrin përmes hundës, duke numëruar deri në katër.
  3. Mbani frymën për shtatë sekonda.
  4. Merrni frymë përmes gojës për tetë sekonda.
  5. Të njëjtin proces përsëritni edhe tre herë tjera.