Këto janë 7 simptomat e llojit të ri të koronavirusit

Një nga shkencëtarët kryesorë të Britanisë, Tim Spector, thotë se njerëzit nuk duhet të përqendrohen vetëm në kollitjen, temperaturën e lartë ose humbjen e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes, siç është tani.

Pasi Ministria e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe njoftoi se një loj i ri ishte zbuluar në pacientë të caktuar të infektuar me koronavirus, komuniteti ndërkombëtar ishte i shqetësuar. Tipi i ri është treguar se përhapet 70 për qind më lehtë sesa koronavirusi origjinal dhe ka disa simptoma paksa më ndryshe.

NHS (National Health Service) paralajmëroi për shtatë simptoma të vërejtura tek njerëzit e infektuar me llojin e ri të koronavirusit. Bëhet fjalë për:

  • Lodhja
  • Humbja e oreksit
  • Dhimbje koke
  • Diarre
  • Konfuzion
  • Dhimbje muskulore
  • Skuqje

Shkencëtari kryesor britanik Tim Spector thotë se njerëzit nuk duhet të përqendrohen vetëm në kollitjen, temperaturën e lartë ose humbjen e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes, siç janë tani.

“Lloji i ri është fajësuar për rritjen e fundit të rasteve të reja në juglindje të vendit, por megjithëse është e qartë se ky lloj ka filluar të mbizotërojë në infeksionet e vëzhguara, ende nuk ka prova pse sillet ndryshe,” thekson prof. Spector.