Lista e ushqimeve të cilat janë të pasura me vitaminën B12

Kjo vitaminë merr pjesë në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe është e domosdoshme për funksionimin normal të sistemit nervor.

Vitamina B12 është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e mirë – kjo vitaminë merr pjesë në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe është e domosdoshme për funksionimin normal të sistemit nervor, duke pasur parasysh se merr pjesë në sintezën e myelinit.

Doza e rekomanduar ditore për të rriturit është 2,4 μg. Megjithatë, grupe të caktuar të njerëzve (të moshuarit, nënat shtatzëna dhe gjidhënëse, njerëzit të cilët marrin antacide për një kohë të gjatë, njerëzit të cilët nuk hanë ushqime me origjinë shtazore) janë në rrezik ndaj mungesës së kësaj vitamine.

Që të zvogëloni rrezikun ndaj mungesës së vitaminës B, mund të hani mjaft ushqime të pasura me këtë vitaminë ose të merrni suplementet e duhura. Shtojcat në ushqim me vitaminën B12, zakonisht u rekomandohen individëve me çrregullime absorbuese
ose individëve të cilët nuk hanë ushqime me origjinë shtazore.

Ndër burimet më të mira të vitaminës B 12 janë ushqimet e mëposhtme:

  • Mëlçia, sidomos e viçit (83 μg/100 g) dhe djathi (50 μg/100 g)
  • Vezët – dy vezë më të mëdha sigurojnë 1,2 μg vitaminë B12
  • Qumështi dhe produktet e qumështit – një gotë qumësht përmban 1 μg vitaminë B12
  • Peshku – skumbri (19 μg/100 g), trofta (7,5 μg/100 g), sardelet (9 μg/100 g), salmoni (4,9 μg/100 g)