Kombinimi më i mirë i frutave dhe perimeve kundër sëmundjeve: Diabeti (2)

Ekzistojnë disa kombinime të perimeve dhe frutave të cilat japin rezultate të shkëlqyera në reduktimin dhe zbutjen e simptomave të sëmundjeve të caktuara

Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve i nevojiten organizmit për hidratim dhe ushqim të qelizave. Lëngjet janë të pasura me vitamina, minerale, enzime, fitonutrientë, antioksidantë. Rekomandimi është që të konsumohen shumëllojshmëri lëngjesh, siç e kemi përmendur tashmë në raport 80:20. Ekzistojnë disa kombinime të perimeve dhe frutave të cilat japin rezultate të shkëlqyera në reduktimin dhe zbutjen e simptomave të sëmundjeve të caktuara. Sot këto kombinime të fuqishme kanë për qëllim lehtësimin e gjendjes së njerëzve që kanë ose janë të ekspozuar ndaj rrezikut të diabetit.

DIABETI

Këto produkte kanë aktivitet të ngjashëm me insulinën: avokado, shpargu, piper i zi, karrota, kanellë, kastravec, anason, hudhër, xhenxhefil, grejpfrut, pastinak, perime jeshile, qepë, presh, patate, domate dhe kunguj.

Kombinimi 1: karrota, kastravec, domate

Megjithëse karrota është e ëmbël, ajo vepron në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Kombinimi i kastravecit dhe karotës stimulon zvogëlimin e sheqerit në urinë.

Këshillë: Bëni 250 ml lëng, duke shtrydhur një karotë me madhësi të mesme, gjysmë kastraveci dhe dy domate të pjekura me madhësi të mesme.

Kombinimi 2: karrota, mollë, spinaq, selino

Përveç se vepron në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak, karrotat janë të mira për shëndetin e syve, gjë që shpesh është shënjestra e diabetikëve. Kombinimi me mollën ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit. Shtoni spinaq si potencial sinergjik shërues, si dhe selino të pasur me minerale, ndërsa e përmirëson edhe shijen e lëngut.

Këshillë: Merrni një karrotë, mollë jeshile, një dorë spinaq dhe dy këcej selino. Përzijini  në blender dhe konsumoni.

Kombinimi 3: kastravec, xhenxhefil, kanellë, grejpfrut

Shtrydhni lëngun e një grejpfruti. Në anën tjetër përzijeni një gjysmë kastraveci, një copë xhenxhefil të freskët. Pastaj shtoni lëngun e grejpfrutit tashmë të shtrydhur dhe gjysmë lugë çaji kanellë.

Këshillë: Kanella në kombinim me xhenxhefilin ka efekt të mrekullueshëm në qarkullimin e të gjithë organizmint, dhe sidomos ndikon në funksionin e pankreasit.