Konsumi i arrave zvogëlon rrezikun e fibrilimit atrial

Njerëzit që konsumonin arra tri herë në javë ose më tepër, kishin rrezik prej 18 për qind më të ulët të fibrilimit atrial.

Konsumi i arra disa herë brenda javës ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të fibrilimit atrial dhe madje edhe në dështimin e zemrës, tregoi studim i ri. Përkatësisht, njerëzit që konsumonin arra tri herë në javë ose më tepër, kishin rrezik prej 18 për qind më të ulët të fibrilimit atrial.

Arrat janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, proteina, fibra, minerale, vitaminë E, acid folik dhe komponime të tjera bioaktive, siç janë fenolet dhe fitosterolet.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumi i arrave kanë efekt antioksidues dhe anti-inflamator dhe se mund të përmirësojnë nivelin e lipideve në gjak dhe funksionin endotelial dhe të parandalojnë obezitetin.

Në përgjithësi, është vërtetuar se konsumimi i arrave është i lidhur me zvogëlim e rrezikut të sulmit në zemër (infarkt miokardial), dështimit të zemrës, fibrilimit atrial dhe aneurizmës së aortës abdominale, shkruan “Heart”.