Konsumoni shafran për disponim më të mirë

Kjo erëz ndihmon në lehtësimin e simptomave të sindromës premenstruale dhe depresionit.

Shumica e njohin shafranin si aroma me vlerë e cila i jep shije dalluese orizit dhe mishit. Mirëpo sipas disa hulumtimeve të fundit nga Fakulteti i Mjekësisë së Teheranit, shafrani nuk është vetëm një aromë e shijshme, por gjithashtu ndihmon edhe në lehtësimin e simptomave të sindromës premenstruale dhe depresionit.

Kohët e fundit, hulumtuesi kryesor në këtë fakultet, Shahin Ahonjadesh, mjek, kreu një studim në të cilin 50 femra me PMS morën nga 15 gram shafran, dhe po aq femra morrën kapsula placebo gjatë kohës midis dy cikleve.

Mjeku shënoi simptomat e tyre çdo ditë, ndërsa në fund të studimit trego se më shumë se tre të katërtat e femrave që morën shafran, i reduktuan me 50% simptomat e sindromit premenstrual (si ndryshimet e gjendjes shpirtërore dhe depresioni), ndërsa në grupin që morrën placebo kjo gjë u ndodhi vetëm 8% të femrave.

Në fakt, shafran është përdorur për mijëra vjet në mjekësinë tradicionale persiane për rritjen e humorit, edhe atë thjeshtë si shtojcë në çaj apo i gatuar me oriz. Gjithashtu, Dr Ahonjadesh edhe më herët ka hulumtuar ndikimin e shafranit në trupin e njeriut dhe arriti në përfundimin se shafrani ka efekt të ngjashëm si disa barna kundër depresionit. Ai argumenton se shafrani vepron në të njëjtën mënyrë, domethënë ndihmon në lehtësimin e serotoninës (hormonit të lumturisë) në tru.