Kontraceptivët – kur dhe pse duhet të merren?

Përdorimi i kontracepcionit u mundëson çifteve të planifikojnë familjen e tyre, të vendosin vetë kur është koha më e mirë për pasardhësit, numrin e fëmijëve që duan të kenë dhe ofron mbrojtje efektive midis dy shtatëzanive.

A e dini se në Shtetet e Bashkuara rreth 70% e grave gjatë fazës riprodhuese përdorin ndonjë formë të kontracepsionit, si një formë e planifikimit modern familjar, ndërsa në Evropë 60%, ndërsa përqindja më e ulët e përdorimit të kontraceptivëve është në BdheH, Mal të Zi dhe Maqedoni. Çiftet që kanë marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe nuk përdorin asnjë metodë, kanë rreth 85% gjasa për shtatzani në një periudhë prej një viti. Përdorimi i kontracepcionit u mundëson çifteve të planifikojnë familjen e tyre, të vendosin vetë kur është koha më e mirë për pasardhësit, numrin e fëmijëve që duan të kenë dhe ofron mbrojtje efektive midis dy shtatëzanive.

Kontracepcioni ruan shëndetin riprodhues të një gruaje, zvogëlon përqindjen e shtatzanive të padëshiruara dhe aborteve. Disa nga metodat e mbrojtjes (prezervativët) mbrojnë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe HIV.

Kur mbrojnë kontraceptivët nga shtatzënia e padëshiruar:

  • Parandalon ovulimin
  • Hollon mukozën e mitrës dhe parandalon vendosjen e embrionit
  • E ndryshon dendësinë e mukozës së qafës së mitrës, e cila bëhet e pakalueshme për spermatozoidet
  • Krijon pengesë midis spermatozoideve dhe qelizave ve

Për përdorim të përshtatshëm, metodat kontraceptive kanë një efikasitet prej 99%, që do të thotë se një në 100 gra do të mbetet shtatzënë për një periudhë prej një viti.

Cilat metoda kontraceptive janë më të mira sipas moshës:

  • Nëse jeni të moshës nga 15 deri në 35 vjeç, bëni pjesë në popullsi me rrezik të ulët për  përdorimin e kontraceptivëve hormonal oral (barna), kështu që për shkak të përdorimit thjeshtë, kjo është zgjidhja më e mirë. Përveç barnave, këshillohet që të përdoret prezervativi si një metodë kontraceptive mekanike, që mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
  • Nëse jeni të moshës nga 35 deri 45 vjeç, mund të zgjidhni një nga metodat më të mira për organizmin dhe mënyrën e jetesës: spiralen, unazën vaginale, implant ose ndonjë nga metodat e kontracepcionit mekanik.
  • Në rast se keni vendosur se nuk dëshironi të mbeteni më shtatzënë, mund të bëhet sterilizimi si metodë kontraceptive.

Nga të gjitha metodat, më të përhapura në mesin e grave janë kontraceptivët hormonal oral.

Metoda hormonale, përveç që siguron mbrojtjen efektive kundër shtatzënisë së padëshiruar, ka edhe avantazhe të tjera: rregullon ciklin menstrual dhe zvogëlon gjakderdhjen, zvogëlon dhimbjet menstruale, vepron në mënyrë efektive ndaj puçrrave dhe rrit flokët.

Kur zgjidhni kontracepsionin, sigurohuni që të konsultoheni me gjinekologun, i cili në bazë të gjendjes shëndetësore, zakoneve të jetës dhe rrezik faktorëve të mundshëm, do të zgjedhë kontracepsionin më të mirë për ju.