Vetitë shëruese të koprës

Vetitë shëruese vijnë nga vitaminat dhe mineralet që i përmban, fitonutrientët - monoterpenet (carvone, lemonone, anethofuran) dhe flavonoidet (kemferol and vicenin).

Kopri (Anthum graveolens) është barishte mesdhetare. Origjinën e ka nga Persia dhe nga pjesa lindore e Indisë, por gjithashtu kultivohet edhe në pjesën jugore të Evropës. Pjesët shëruese të koprës janë gjethet dhe lulet, të cilat mblidhen deri në pjekjen e bimës, si dhe frutat të cilat mblidhen kur bima të jetë pjekur. Vetitë shëruese vijnë nga vitaminat dhe mineralet që i përmban, fitonutrientët – monoterpenet (carvone, lemonone, anethofuran) dhe flavonoidet (kemferol and vicenin).

      Vetitë shëruese:

  • Përdorimi i tij rekomandohet për nënat gjidhënëse pasiqë stimulon laktacionin (sekrecioni i qumështit nga gjëndrat e qumështore);
  • Fëmijëve të vegjël u jepet për qetësimin dhe lehtësimin e ngërçeve;
  • Ilaç i shkëlqyeshëm kur konsumohet vetëm ose me bimë tjera të ngjajshme (të cilat përmirësojnë tretjen dhe zvogëlojnë fryrjen) si anise, qimnon gjatë gjendjeve të tilla si meteorizmi, aerofagia, fryrjet; gjatë sëmundjeve të tilla si sëmundjet e zorrëve, stomakut, mëlçisë, veshkat dhe acidet në stomak (mjafton që të përtypn lugë fara kopre dhe ta gëlltitni atë);
  • Detoksifikues i cili pastron gjakun dhe forcon zemrën (për pastrimin e gjakut dhe trupit mundt të përdoret si erëz ose çaj);
  • Si tonifikues për mëlçinë (gjatë funksionimit të dobët dhe hepatitit);
  • Si diaforetik (stimulon djersitjen) dhe diuretik (nëse pihet si çaji i ngrohtë) stimulon më shumë djersitje dhe urinim. Vetitë dhe efektet e tij shëruese janë të dobishme kundër gripit dhe ftohjes, ku është e nevojshme nxjerrja shtesë e substancave të dëmshme nga trupi);
  • Kur përdoret si erëz, vepron si tretës i cili stimulon punën e stomakut dhe zorrëve.