Lodhja e shpejtë – sinjal për alarm

Mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i keq, obeziteti dhe pirja e duhanit ndikojnë negativisht në enët e gjakut. Nuk ekzistojnë barna për "lirimin" e arterieve, por ngushtimi i tyre mund të ngadalësohet.

Shumë njerëz ankohen për dhimbje koke, zhurmë në veshë, përgjumje, harresë, përqendrim të dobët dhe simptoma të tjera të ngjashme, duke mos i lidhur simptomat e shfaqura me qarkullimin e dobët të mundshëm.

Shfaqja e ngërçeve në gjymtyrë, lodhja e muskujve pas ngarkesës, ndjenja e ftohjes dhe ndjesi shpimi gjilpërash, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve dhe këmbëve, gjithashtu  mund të jetë pasojë e qarkullimit të dobët.

“Kjo është për shkak të kequshqyerjes së indeve dhe organeve me gjak të pasur me oksigjen, i cili nëpërmjet gjakut arterial vjen nga zemra dhe mushkëritë. Çdo çrregullim i qarkullimit arterial çon në dëmtimin e funksionit të organeve dhe çrregullimeve shëndetësore. Qarkullimi bëhet i dobët për shkak të sëmundjeve të ndryshme që dëmtojnë arteriet. Ateroskleroza është më e rëndësishme nga të gjithë, pasiqë është sëmundje kronike, sistemike, degjeneruese, inflamatore e cila me kalimin e kohës çon në ngushtimin dhe sedimentimin e enëve të gjakut”, shpjegon kirurgët vaskular.

Pavarësisht predispozitave gjenetike dhe ngarkesës nga sëmundjet që çojnë në qarkullimin e dobët, të gjithë munden në një farë mënyre të ngadalësojnë dhe madje ta parandalojnë këtë proces negativ. Në mënyrë që të ketë sukses në këtë, të qëndruarit ulur duhet të reduktohet dhe të shmanget kryqëzimi i këmbëve ose të qëndrimi gjatë në këmbë. Frymëmarrja duhet të jetë e thellë sepse në atë mënyrë rritet kapaciteti i mushkërive dhe futet më shumë oksigjen, i cili është i nevojshëm për metabolizmin e qelizave.