Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Çrregullimi i yndyrnave tek diabeti (29)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Çrregullimi i yndyrnave tek diabeti

Tek diabeti gjithashtu njihen edhe çrregullimet e yndyrnave, të cilat janë një nga rrezik faktorët më të mëdhenj për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare (sëmundje koronare dhe infarktet).
Yndyrnat janë materie komplekse të cilat përbëhen nga një numër i madh i fraksioneve, si pjesë përbërëse e yndyrnave totale në organizëm. Roli i niveleve të larta të kolesterolit dhe disa fraksioneve të tij si rrezik i madh për shfaqjen e sëmundjes koronare dhe një nga faktorët më të rëndësishëm për shfaqjen e infarktit të miokardit njihet prej kohësh.

Për dëmtimin e enëve të vogla të gjakut, sidomos ato koronare, zakonisht fajësohet kolesteroli me dendësi të ulët – LDL kolesteroli. Kolesteroli LDL duhet të lëviz më së shumti deri në 2.5 mmol/l (ose deri në 97 mg/dl). Kolesteroli total duhet të jetë më pak se 4.5 mmol/l (174 mgr/dl). Fraksionet e kolesterolit me dendësi të madhe ose HDL kanë rol mbrojtës për enët e gjakut dhe vlerat e tij duhet të jenë më të larta ose më të ulëta se 130 mgr/dl.

Për të arritur objektivat e përmendura tek fraksionet e yndyrës përdoret statina. Por duhet të dini se statinat veprojnë vetëm kur i pini. Megjithatë, eksperiencat botërore janë të një hapësirë të shkurtër kohore sa i përket ekzaminimeve për dëmtimin e statinave, sidomos të funksioneve të mëlçisë, në aspektin e përparësive absolute tek mbrojtja e enëve të gjakut.

Çështja e triglicerideve tek diabeti akoma nuk është mjaftueshëm e qartësuar. Dihet që vlerat e larta të triglicerideve janë gjithashtu të dëmshme për enët e gjakut. Vlerat shumë të larta të triglicerideve, të cilat nuk janë aq të rralla, mbartin rrezikun e inflamacionit akut të pankreasit (pankreatiti akut), pasojat e të cilit janë të paparashikueshme është i pasigurt dhe kanë një rrezik të madh ndaj shëndetit, si dhe me një përqindje të ulët të mbijetesës.

Vlerat e triglicerideve duhet të lëvizin nën 1.7 mmol/l (151 mgr/dl). Duhet të dihet se statinat kanë efekt të vogël mbi vlerat e triglicerideve, domethënë se ata nuk janë ilaçi i duhur i vlerave të larta të triglicerideve. Për trajtimin e triglicerideve të larta, ilaçi i zgjedhur janë preparatet nga grupi i fibrateve. Nga ana tjetër fibratet, gjithashtu ulin fraksionet e kolesterolit (kolesterolin total dhe me dendësi të ulët). Veprimi i fibrateve është shumë kompleks dhe duhet të shmanget dhënia e tyre së bashku me statinat, për shkak të mundësisë së dëmtimit të pakthyeshëm të muskujve.

Për rregullimin e yndyrës, ka gjithnjë e më shumë preparate, veprimi dhe rekomandimi i të cilave duhet të analizohet me kujdes, ndërsa t’i përshkruajnë vetëm ekspertë e specializuar.

(Vazhdon)

http://pzuprofdrbogoev.com/