Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Hipoglikemia – ndërlikimi akut më i zakonshëm i diabetit (24)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

 

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

Hipoglikemia është ndërlikimi akut më i shpeshtë i diabetit. Hipoglikemia nënkupton sheqerin e ulët. Nuk ekziston person me diabet, i cili gjatë viteve me diabet të mos ketë pasur të paktën njëherë hipoglikemi.

Sheqeri është i ulët atëherë kur niveli i tij bie nën 50 mg% (2.7 mmol/l) ose nësë është rreth 60 mg% (3.3 mmol/l), por me shfaqjen e simptomave ose shenjave.
Sot është përgjithësisht e pranuar se hipoglikemia është gjendje e glikemisë nga nën 3.0 mmol/l (54 mg%), zakonisht rreth 2.5 mmol/l.

Shenjat e hipoglikemisë:

Dhimbje koke, dobësi, djersitje e tepërt në të gjithë trupin, pengesa në shikim, në aspektin e shikimit jo të qartë, zbehje, shqimitimi i vështirë apo biseda inkoherente, rrahje të zemrës, uria, marramendje. Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim, ose nëse hipoglikemia nuk njihet, atëherë gjendja thellohet dhe shpie në humbjen totale të vetëdijes apo gjendje kome.
Tek diabeti i cili zgjat për një periudhë të gjatë (me dekada të tëra), hipoglikemitë zakonisht nuk vërehen, sidomos gjatë natës. Ky fenomen emërohet si hipoglikemi e panjohur. Kjo është si pasojë pranisë së neuropatisë diabetike e tipit autonom. Këto hipoglikemi janë veçanërisht të rrezikshme, në qoftë se mjedisi ku jeton pacienti nuk është i njohur me gjendjet dhe veçanërisht me mundësitë për trajtimin e saj të shpejtë.

Shkaktarët e hipoglikemisë

Disa prej tyre tashmë janë përmendur. Shkaktarët më të zakonshëm janë:

• Shmangia e një vakti ushqimor ose konsumi i ulët i ushqimit, nëse pacienti merr tableta për uljen e sheqerit ose nëse përdorën insulinë.
• Mbidozë tabletash (ose insulinë).
• Aktiviteti fizik pa ndryshuar regjimin ushqimor ose trajtimin.
• Dëmtimi i veshkave ose i mëlçisë, në mënyrë që ilaçi (tableta ose insulina) qëndron shumë gjatë në organizëm.
• Alkool në stomak bosh.

Simptomat (shenjat) e hipoglikemisë janë aq të qarta sa që, me kalimin e kohës nuk do të duhet të kontrolloni sheqerin. Është shumë e rëndësishme që hipoglikeminë ta njohin dhe të vërejnë edhe të afërmit tuaj (familja ose kolegët e punës) për t’ju ndihmuar, sidomos gjatë natës ose në situata të tjera, kur ju nuk do të jeni në gjendje për të ndihmuar veten. Por pas një diabeti afatgjatë, shenjat e hipoglikemisë është më e vështirë që t’i njohësh, për shkak të dëmtimit të nervave (neuropati autonome) ose këto hipoglikemi ende emërohen si hipoglikemi të panjohura.


Çfarë duhet të bëni në rastin e hipoglikemisë?

1. Menjëherë ndaloni atë që po bëni, sidomos nëse jeni duke drejtuar automjet;
2. Më së miri është që të pini një gotë ujë me disa lugë sheqer;
3. Të pini menjëherë një gotë lëng frutash natyral ose pije cola, që nuk përmbajnë ëmbëlsues artificialë;
4. Injektoni një ampulë glukagon;
5. Në raste ekstreme edhe octreotide.

Për këto arsye, gjithmonë me vete duhet të keni sheqer, pije cola, lëng frutash, ose ampulë glukagoni.


Glukagoni

Glukagon është hormon i cili sekretohet nga qelizat alfa të pankreasit dhe vepron në atë mënyrë duke e stimuluar mëlçinë që të lirojë glukozë nga rezervat. Gjendet në formën e injeksioneve (ampulave) të cilat janë të tretura të gatshme ose duhet të treten. Është mjaftë i lirë dhe i lehtë për t’u përdorur. Mund të merret në lëkurë (si insulina), muskul ose venë. Vepron pas gjashtë minutash. Nëse nuk ka përmirësim, injektoni edhe një ampulë tjetër glukagoni, por nëse edhe atëherë nuk ndjeheni më mirë, vizitohuni tek mjeku. Është e dëshirueshme që të dini se tek disa pacientë, pas dhënies së glukagonit, mund të ndodhë neveri, gjë që nuk është arsye për të mos e dhënë.

Ku gabohet gjatë shfaqjes së hipoglikemisë?

Gjatë çdo hipoglikemie duhet të reagohet në mënyrë urgjente, pasiqë hipoglikemia e zgjatur e dëmton trurin! Kështu që, hipoglikeminë nuk do ta përmirësoni nëse merrni bukë ose ushqime të forta. Nga përtypja, deri te thithja e sheqernave nga ajo, kalon shumë kohë. Prandaj, ndiqni rekomandimet tona.

Hipoglikemitë e shpeshta mund të çojë në dëmtime të trurit.

(vazhdon)

http://pzuprofdrbogoev.com/