Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Pesha trupore – problem kryesor (12)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Një gjë është e sigurt: është e vështirë që të dobësoheni, por edhe nëse dobësoheni, është shumë e vështirë që të ruani peshën e re trupore. Dobësimi nuk është vetëm problemi juaj. Ai është gjithashtu një problem mbarë botëror, pasi që numri i personave të kequshqyer në botë është në rritje e vazhdueshme. Por nuk ka rëndësi se sa peshë duhet të humbni. Që të dobësoheni aq sa keni nevojë, duhet të llogaritni se sa duhet të jetë pesha juaj ideale.

Pesha ideale e trupit tuaj llogaritet në mënyrë shumë të thjesht, duke hequr 100 nga gjatësia juaj.
Për shembull, në qoftë se jeni 170 cm të gjatë, pesha juaj ideale duhet të jetë: 170-100=70 kg. Kuptohet, nëse jeni më të vjetër se 50 vjet, atëher kësaj peshe mund t’i shtoni lirisht edhe një 10%.

Por më së miri është që sipas peshës trupore dhe lartësisë të llogaritni të ashtuquajturin indeksi i masës trupore ose BMI.
Matja e peshës trupore duhet të bëhet çdo ditë. Në këtë mënyrë, gjithmonë do të keni një pasqyrë nëse jeni ushqyer siç duhet, si dhe cilat ushqime ju rrisin peshën tuaj trupore. Edhe matja e peshës trupore bën pjesë në metodat e vetëkontrollit.

Mbani mend: Mbipesha është sëmundje (sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë)

Mbani mend: Nuk ekziston gjëndër endokrine e cila është përgjegjëse për mbipeshën.

Për prodhimin e yndyrës në trup, shkak janë kaloritë e tepërta që futen përmes ushqimit, të cilat nuk janë të nevojshme për konsum të përditshëm. Nëse futni më shumë ushqime (kalori) sesa që keni nevojë, kaloritë e tepërta shëndrohen në yndyrë. Të marim shembull këtë, nëse hani vetëm nga një biskotë çdo ditë (për shembull, me kafe), pesha juaj trupore do të rritet për një kilogram në një vit.

Prandaj, në ushqim nuk duhet të shtoni acide yndyrore të ngopura, si dhe sheqerna të cilat absorbohen plotësisht dhe shpejt (sheqerna të pastra). Shpeshherë futja e pakontrolluar e kalorive ndodh edhe përmes konsumit të sasisë së madhe të lëngjeve me sheqer ose pijeve energjike, si lëngjet, alkooli dhe të ngjashme. Ushqimi duhet të përbëhet nga acide yndyrore të pangopura (vajra vegjetal) dhe sheqerna të cilat nuk absorbohen ose absorbohen pjesërisht (celuloza), e cila është e pranishme në ushqimet bimore ose ushqimi me fibra. Për më tepër, duhet që të merrni ushqimet e juaja rregullisht dhe nuk duhet të hani me gishtat. Çdo humbje peshe prej 5 kg në tre deri në katër muaj është e shëndetshme. Dobësimi i menjëhershëm nuk rekomandohet, posaçërisht për të rriturit. Dobësimi i shpejtë shpesh çon në kthim e shpejtë të peshës së vjetër.

SHKAKTARI I VETËM I KILOGRAMËVE TË TEPËRT, ËSHTË KONSUMIMI I TEPRUAR I USHQIMIT

 

Pse është e rëndësishme që të keni peshë trupore normale ose ideale?

Indet dhjamore të cilat janë të pranishme tek ju për shkak të marrjes së pakontrolluar të ushqimit, kërkojnë insulinë për mirëmbajtje. Për shkak të kësaj, pankreasi lodhet pa pasur nevojë që sekretojë më shumë insulinë, me çka harxhohen rezervat. Insulina bëhet më pak efektive, kështu që nevojitet sasi më e madhe. Në botë përdoret shprehja indeksi i masës trupore ose body mass index – BMI. Për meshkujt varion deri në 25, ndërsa për gratë deri në 24. Të gjitha vlerat mbi këto të përmenduart do të thonë kequshqyerje.

BMI llogaritet sipas formulës: pesha trupore në kilogram pjestuar me gjatësinë trupore e shprehur në metra katrorë. Për llogaritjen e indeksit të masës trupore ekzistojnë tabela të gatshme.

Gjithashtu, parametër i obezitetit dhe rrezikut të diabetit paraqet edhe gjerësia e ijeve. Tek meshkujt është normale gjërësia deri në 102 cm, ndërsa tek femrat deri në 88 cm. Të gjitha shifrat që janë mbi këto që u përmendën janë rrezik i diabetit dhe obezitetit. E vetmja mënyrë për të zvogëluar peshën trupore është që të mbani dietë ose të ushqeheni në mënyrën e duhur.

Mbani mend:
Me humbjen e çdo kilogrami të peshës tuaj trupore, jeta juaj zgjatet për disa muaj. Me çdo kilogram të humbur, harxhohet yndyre prej rreth 7 000 deri në 9 000 kalori.

Dieta është bazë për trajtimin e diabetit.
Dietë do të thotë të ushqyerit e duhur dhe të shëndetshëm.

Në sëmundjen e diabetit, dieta nënkupton: Marrjen e ushqimit në mënyrë të rregullt

Ushqimet i ndajmë në kryesore dhe plotësuese. Ushqimet kryesore janë të njëjta si për të gjithë njerëzit e shëndetshëm, dmth. mëngjesi, dreka dhe darka. Të ashtuquajturat  ushqime plotësuese nuk janë gjë tjetër veçse fruta ose ushqim plotësues midis vakteve kryesore. Është shumë e rëndësishme që vaktet kryesor të merren në të njëjtën ose afërsisht në të njëjtën interval kohor përgjatë ditës, ose thënë ndryshe, përafërsisht në të njëjtat orë. Kjo është mjaft e rëndësishme pasi që orari i tillë i marrjes së ushqimit, siguron vlera të balancuara të sheqerit në gjak. Për ta shpjeguar me fjalë të tjera: nëse merrni ushqim në mënyrë të parregullt, si për shembull: nuk hani mëngjes, ndërsa për drek ngopeni tepër, atëherë normalisht se glikemia do të jetë shumë më e ulët në mëngjes, sesa ajo pas një dreke të bollshme.

Variacionet e tilla të mëdha të glikemisë janë më të dëmshme, pasi që ato nuk shkaktojnë dhimbje, ndërsa nivelet e larta të glukozës në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut.

Me marrjen e ushqimit plotësuese, i cili aktualisht përbëhet nga një frut, si një mollë, një portokall, një dardhë ose një biskotë, një gotë qumështi, do të thtë se korigjohen vlerat e  glukozës midis vakteve.