Materiet helmuese tek frutat dhe perimet: Dredhëzat dhe spinaqi “notojnë” në pesticide

Analizat e Departamentit Amerikan të Bujqësisë treguan se, dredhëzat ishte pozitive në 20 pesticide të ndryshme, ndërsa spinaqi përmbante gati dy herë më shumë mbetje të pesticideve për dallim nga frutat dhe perimet tjera.

Dredhëzat dhe spinaqi përmbajnë sasi të mëdha të mbetjeve të pesticideve, sipas raportit më të fundit të Grupit Punues Mjedisor – EWG (Enivironmental Working Group), i cili publikoi një listë të re të 12 llojeve të frutave dhe perimeve me përqendrim më të lartë të pesticideve. 

Analiza e kryer mbi produktet jo-organike, duke u bazuar në mostrat e produkteve, të cilat u  testuan nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë tregoi se, një mostër e dredhëzave ishte pozitive në 20 pesticide të ndryshme, përderisa spinaqi përmbante gati dy herë më shumë mbetje të pesticideve për dallim nga pemët dhe perimet tjera.

Sipas sasisë së pesticideve pas dredhëzave dhe spinaqit rradhiten nektarinat, mollat, rrushi, pjeshkat, qershitë, dardhat, domatet, selinoja, patatet dhe specat. Secili prej këtyre artikujve ushqimor ishte pozitive ndaj mbetjeve të ndryshme. Më shumë se 98 përqind e pjeshkave, qershive dhe mollëve të analizuara, përmbanin mbetjet e të paktën një pesticidi. Rezultatet janë të njejta me ato të vitit të kaluar, që do të thotë se ka pak ndryshime në kultivimin e këtyre frutave dhe perimeve.

Meshkujt – duke përfshirë ato të moshës më të re dhe gratë që shpesh konsumojnë mbetje të pesticideve me vlerë të lartë kanë pasur probleme me fertilitetin

A janë mbetjet e pesticideve të padëmshme?

Në një pjesë të raportit me titull “A janë mbetjet e pesticideve të padëmshme?”, ndër të tjera EWG thekson disa studime të kohëve të fundit që tregojnë marrëdhënien ndërmjet konsumimit të frutave dhe perimeve me sasi të mëdha të pesticideve dhe problemeve me fertilitetin. Në studimi Earth të kryer në Universitetin e Harvardit u zbuloa se burrat – duke përfshirë edhe ato të moshës më të re, si dhe gratë që shpesh konsumojnë ushqime me vlera të larta të mbetjeve të pesticideve kanë pasur probleme me fertilitetin, ndërkohë që te nivelet e ulëta të pesticideve nuk është gjetur ndonjë ndikim mbi fertilitein.

Si të shmangen pesticidet?

Ato të cilët hanë prodhime organike fusin më pak pesticide, kështu që konsumatorët e ushqimit organik kanë pasur sasi mjaft më të ulët të insekticideve organofosfate në urinë, pa marrë parasysh se në ditë kanë ngrën 70 për qind më shumë fruta dhe perime, ndryshe nga ata që rrallëherë blejnë produkte organike ose nuk blejnë aspak, treguan hulumtimet e Universitetie të Uashingtonit.

“Clean 15”: Më të pastra avokado dhe misri i ëmbël

EWG gjithashtu sjell edhe listën e pesëmbëdhjetë produkteve të pastra, të cilat kanë pak mundësi të përmbajnë pesticide. Në listë përfshihen avokado, misri i ëmbël, ananasi, lakra, qepa, bizelet e ngrira, papaja, shpargu, mango, patëllxhani, kivi, lulelakra, brokoli… Më të pastrat ishin avokado dhe misri i ëmbël – pesticidet që u zbulua ishin në më pak se një përqind e mostrave.