MBROJTJA E FËMIJËVE NË VJESHTË: Këshilla pediatrike për prindërit

Mjekët-pediatër për portalin “Today” paralajmërojnë dy gjërat që nuk do t'i negocionin me fëmijët.

Vjeshta është një stinë e mrekullueshme e vitit, por ajo mbart disa rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve. Mjekët-pediatër për portalin “Today” paralajmërojnë dy gjëra që nuk do t’i negocionin me fëmijët.

Të bëjnë sport pa pajisjet mbrojtëse

Vjeshta shënon fillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive. Sporti ka shumë përfitime për fëmijët, por është e rëndësishme të merren masa paraprake, brenda dhe jashtë fushës, për të parandaluar dëmtimet.

Mjekët thonë se në vjeshtë vërejnë një rritje të madhe të dëmtimeve muskulo-skeletore tek fëmijët, si dhe tronditje në tru të lidhura me sportin.

Prandaj, fëmijët duhet të mbajnë gjithmonë pajisje të përshtatshme mbrojtëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për sportet e kontaktit.

Të shkosh në shkollë me virus

Vjeshta është stina e viruseve respiratore, por edhe e infeksioneve bakteriale dhe virale. Pediatrit pohojnë se vala e parë e infeksioneve respiratore fillon rreth dy javë pas fillimit të procesit mësimorë. Edhe pse mund të jetë e vështirë për prindërit, është e rëndësishme që fëmijët të qëndrojnë në shtëpi derisa të përmirësohet gjendja e tyre shëndetësore.

Me fjalë të tjera, nëse një fëmijë është i sëmurë, nuk duhet ta dërgojmë në shkollë, veçanërisht nëse ka temperaturë ose nëse vjell dhe ka diarre. Fëmijët nuk duhet ti bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre derisa simptomat të zhduken, dhe ata me temperaturë duhet të qëndrojnë në shtëpi për të paktën 24 orë pasi temperatura të largohet.

Dërgimi i një fëmije të sëmurë në shkollë mund të vonojë shërimin e tij dhe të lejojë që infeksioni të përhapet te fëmijët e tjerë, të cilët më pas mund ta kalojnë atë te familjet e tyre. Në shkollë, fëmijët duhet të lajnë duart (sidomos pas përdorimit të tualetit dhe para se të hanë) dhe të shmangin shpërndarjen e ushqimit ose pijeve.