Mendoni se ajo çka hani është e shëndetshme: Le të kontrollojmë

Ekzistojnë ushqime tek të cilat shpesh fshihen përbërës të cilët jo vetëm që janë të dëmshëm për linjën tonë, por edhe për shëndetin tonë.

Megjithëse nuk dëshironi që të dobësoheni, por dëshironi që të ushqeheni në mënyrë të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, duhet të dini se ekzistojnë ushqime tek të cilat shpesh fshihen përbërës që janë të dëmshëm për linjën tonë, por edhe për shëndetin tonë.

Ëmbëlsirat “pa sheqer”

Ose pijet e gazuara me sheqer “zero”… A e dini se shumë ëmbëlsira pa sheqer mund të shkaktojnë diarre? Domethënë, alkoolet e sheqerit që përdoren në ëmbëlsirat “pa sheqer” nuk mund të treten deri në fund, duke shkaktuar kështu gazra.

Sallami i gjelit të detit 
Në fakt është e çuditshme se sa shumë nitrate të dëmshme gjenden në to. Në fakt ata janë të lidhura me shfaqjen e kancerit, ka treguar hulumtimi, ndërsa në kombinim me natriumin janë të dëmshëm për zemrën.
Salcat e sallatave

Pa marrë parasysh se sa të shijshme e bëjnë sallatën jeshile, shija ka çmimin e saj. Domethënë, ata janë përplot me sheqerna, sidomos salcat pa yndyrë. Përveç kësaj, ata kanë më shumë sheqer se sa salcat e zakonshme, ndërsa kanë mungesë të vitaminës E.

Patate të ëmbla të skuqura

Të gjithë ato që kujdesen për linjën trupore ose që duan të dobësohen, me siguri kanë lexuar se patatet e ëmbla janë më të shëndetshme se ato të zakonshmet. Por në fakt nuk është kështu. Domethënë, përveç të qenit identik në aspektin e përmbajtjes së kalorive, gjatë skuqjes ato i humbin të gjitha vlerat  e dobishme.

Frutat e thata

Me siguri keni lexuar se është mirë që të hani fruta të thata për larguar ndjenjën e urisë? Deri diku kjo është e vërtetë. Domethënë, nëse këto fruta janë të kripura, mos i hani ato – sepse përmbajnë shumë kripë dhe i dëmtojnë veshkat.

Keçapi

Adhurues të keçapit bëni kujdes! A e dini se vetëm një lugë e kësaj shtojce aromatike në ushqim përmban 4 gram sheqer. Njejtë sa një biskota me çokollatë.