Mjalti – shpëtim për dhimbjet e fytit, djegiet e diellit dhe pagjumësinë

Falë vetive antimikrobike dhe antioksidantëve të shumtë, mjalti është i shkëlqyer edhe për trajtimin e akneve

Mjalti përmban mjaft karakteristika natyrore të cilat mund ta ndihmojnë trupin tuaj që të luftoj bakteret dhe infeksionet, si dhe të rikthej lagështinë në lëkurën tuaj dhe shkëlqimin natyror. Përveç konsumit, ku mund të përdorni tjetër mjaltin?

Trajtim kundër akneve

Falë vetive antimikrobike dhe antioksidantëve të shumtë, mjalti është i shkëlqyer edhe për trajtimin e akneve, duke ndihmuar lëkurën të shërohet, i parandalon infeksionet dhe përhapjen e mëtejshëm. E gjitha që duhet të bëni është që të lani fytyrën dhe të aplikoni në zonën e prekur. Pas 20-30 minuta shpërlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Balsam për buzët

Kurë e thjeshtë për buzët e plasaritura të cilën mund ta përgatitni vetë. Ky variant është më i mirë se ai i bleri, sepse është plotësisht natyral dhe nuk ka përbërës artificialë që do të reduktojnë efektet e mjaltit.

Ilaç natyral kundër pagjumësisë

Mjalta e papërpunuara ndihmon në rritjen e nivelit të melatoninës në trupin tuaj. Si rezultat, trupi juaj do të qetësohet, gjë që do ta bëjë më të lehtë gjumin. Pini gjysmë gote qumështi të ngrohtë me 2 lugë mjaltë, 3 ditë në javë. Kjo do të ju ndihmojë të riktheni gjumin dhe në të njëjtën kohë do të zvogëlojë nivelin e stresit.

Ilaç për dhimbjet e fytit

Ekzistojnë shumë mënyra me të cilat mund të zvogëloni dhimbjen e fytit, por mjalti duhet të jetë zgjedhja juaj e parë. Jo vetëm që do të vrasi bakteret, por gjithashtu do të krijoj një shtresë mbrojtëse në fyt. Mjaltin mund ta përzieni me çaj dhe limon dhe në mënyrë natyrale të eliminoni dhimbjet e fytit.

Ndihmoni gjatë djegieve nga dielli

Merrni një lugë çaji mjaltë dhe aplikojeni në lëkurën e prekur. Mjalti do të ndihmojë lëkurën që të shërohet, ndërsa në të njëjtën kohë të zvogëlojë gjasat e qërimit të lëkurës.