MJEKËT ZBULOJNË: Se si në fakt ecja e ndryshon trurin tonë

Megjithëse është mjaftë e qartë se shëtitjet nëpër pyll apo mal mund të pastrojnë mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj, shkenca tani zbulon se shëtitja mund të ndryshojë trurin tuaj... për mirë!

Ecja në natyrë mund t’i ndalojë mendimet negative dhe ato obsesive te njeriut.

Përveç ndjenjës pothuajse të çastit të qetësisë dhe kënaqësisë që e shoqëron kohën e kaluar në natyrë, shëtitja në natyrë mund të zvogëlojë mendimet e thella, që në fakt janë okupim i vazhdueshëm dhe mirëmbajtja e mendimeve negative në vetëdijen tonë. Shumë kush shpesh e gjen veten të pushtuar nga mendimet negative, të cilat në rastin më të mirë na largojnë nga kënaqësitë e momentit, ndërsa në rastin më të keq na çojnë në rrugën drejt depresionit dhe ankthit. Por një studim i kohëve të fundit zbuloi se koha e kaluar në natyrë zvogëlon këto mendime obsesive, negative për një diferencë të konsiderueshme.

Koha që duhet të ndajmë rregullisht nga mjedisiet urbane, me qëllim që të kalojmë sa më shumë kohë në natyrë, mund të jetë përfitim i madh për mirëqenien tonë mendore (dhe fizike)

Për të realizuar këtë studim, studiuesit i krahasuan mendimet e thella të pjesëmarrësve që ecin në mjedise urbane ose ato natyrore.

Ata zbuluan se njerëzit që ecnin për 90 minuta në natyrë raportuan nivele më të ulëta të mendimeve të thella, ndërsa kishin edhe aktivitet të zvogëluar neurologjik në korteksin para-frontal subgenual, zonë e trurit që lidhet me sëmundjet mendore. Ata që ecnin nëpër zona urbane nuk raportuan zëra për mendime të thella.

Studiuesit kanë vërejtur se urbanizimi i rritur lidhet ngushtë me numrin në rritje të rasteve të depresionit dhe sëmundjeve të tjera mendore. Koha që duhet të ndajmë rregullisht nga mjedisiet urbane, me qëllim që të kalojmë sa më shumë kohë në natyrë, mund të jetë përfitim i madh për mirëqenien tonë mendore (dhe fizike).

Ecja përjashtuar nga teknologjia, inkurajon zgjidhje kreative të problemeve

Studimi, i kryer nga psikologët Ruth Ann Ashley dhe David L. Strayer zbuloi se zgjidhja kreative e problemeve mund të përmirësohet në mënyrë drastike duke distancuar ose përjashtuar teknologjinë dhe duke u lidhur përsëri me natyrën. Pjesëmarrësit në këtë studim kaluan katër ditë, periudhë kjo gjatë të cilës atyre nuk u është lejuar të përdorin asnjë lloj teknologjie. Prej tyre është kërkuar të kryejnë detyra që kërkojnë mendim krijues dhe zgjidhje komplekse të problemeve, ndërsa studiuesit zbuluan se suksesi i detyrave të zgjidhjes së problemeve u përmirësua për 50% për ata që morrën pjesë në këtë ekskursion shëtitjeje pa teknologji.

 

Ata gjithashtu vërejën se si teknologjia dhe zhurma urbane janë jashtëzakonisht shqetësuese, kërkojnë vazhdimisht vëmendjen tonë dhe na pengojnë të përqëndrohemi, ndërsa e gjithë kjo mund të ndikojë në funksionet tona njohëse. Një shëtitje e bukur, e gjatë, pa teknologji, mund të zvogëlojë lodhjen mendore, të qetësojë mendjen dhe të forcojë të menduarit krijues.

 

Shëtitja në natyrë mund të përmirësojë ADHD te fëmijët

Çrregullimi i mungesës së vëmendjes me hiperaktivitet (Attention Deficit Hyperactivity Disorder, shkurt ADHD) po bëhet gjithnjë e më e zakonshme tek fëmijët. Fëmijët me ADHD kanë vështirësi me kontrollin e impulsit dhe përqendrimin, shpërqendrohen lehtë dhe kanë hiperaktivitet.

Përderisa edukimi i fëmijëve me ADHD mund të jetë i vështirë për prindërit, zgjidhja e zakonshme, caktimi i barnave me recetë mjekësore, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, sidomos kur mjetet natyrore mund të funksionojnë mjaftë mirë. Një studim i kryer nga Dr. Francis E. Cup dhe Dr. Andrea Faber Taylor tregoi se ekspozimi i fëmijëve me ADHD ndaj “aktiviteteve të gjelbra në natyrë” i zvogëlon ndjeshëm simptomat.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë që ekspozimi në natyrës mund të ketë përfitim për secilin me probleme të vëmendjes dhe / ose që shfaqin sjellje impulsive.

Shëtitja në natyrë është ushtrim i shkëlqyeshëm dhe për këtë arsye rrit fuqinë e trurit

Është i njohur fakti se stërvitja është fantastike për mirëqenien e përgjithshme. Ecja është një mënyrë e shkëlqyeshme për të djegur midis 400-700 kalori në orë, në varësi të madhësisë dhe nivelit të ecjes, dhe është më e lehtë për nyjet sesa aktivitetet tjera, siç është vrapimi. Gjithashtu është vërtetuar se njerëzit që tërviten në natyrë kanë më shumë të ngjarë të qëndrojnë në këtë aktivitet dhe t’u përmbahen programeve të tyre, duke e bërë shëtitjen zgjedhje të shkëlqyeshme për ata që duan të jenë në mënyrë të rregullt aktiv.

Studiuesit e Universitetit të Kolumbisë Britanike kanë zbuluar se stërvitja aerobike rrit vëllimin hipokampal – pjesën e trurit të shoqëruar me memorie hapësinore dhe episodike – te gratë mbi moshën 70 vjeçare. Stërvitja e tillë jo vetëm që e zvogëlon humbjen e kujtesës, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e saj. Studiuesit kanë zbuluar se mund të zvogëlojë stresin dhe ankthin, të rrisë besimin dhe të ndikojë në nivelin e endorfinës. Shumë njerëz tregojnë interes ndaj ilaçeve për të zgjidhur të gjitha këto probleme, por zgjidhja për këto sëmundje mund të jetë shumë më e thjeshtë nga sa mendoni!

Si mund të filloni me shëtitjet?

Për fat të mirë, shëtitja është një nga sportet më të lehta dhe më të lira ku mund të përfshiheni dhe mund të ketë përfitime të mëdha për të gjithë familjen, përfshirë edhe gjyshet!

Filloni nga pak dhe provoni aftësitë tuaja. Bëjini ato që funksionojnë për ju; nëse kjo do të thotë vetëm të shëtitësh nëpër park, është mirë. Çdo ushtrim në natyrë është më i mirë se çfarëdo ushtrimi tjetër. Rekomandimi është që të fikni telefonat tuaj gjatë ecjes në mënyrë që të tërhiqni sa më shumë përfitime nga shëtitja (megjithëse është ide e mirë ta mbani atë me vete në rast emergjence).

Sigurohuni që të keni atlete/këpucë të mira për shëtitje, kapelë dhe një shishe ujë, dhe sigurohuni që të visheni mirë, në mënyrë që të mund të visheni ose hiqni rrobat me lehtësi kur të keni nxehtë ose ftohtë.

Tani, a mund të bëni vetëm një gjë për mua? Shkoni për shëtitje!

Përgatiti: A. Stojanovska