Mos pini ujë gjatë kohës që jeni duke ngrënë ushqimin

Hulumtimi i kryer në Amerikën e Jugut përfshiu analizat e nivelit të glukozës në gjak, të cilat zbuluan se nuk është e shëndetshme që uji të konsumohet së bashku me vaktin.

Shumica e njerëzve konsumojnë ujë gjatë vaktit, ose menjëherë pas tij. Megjithatë, ky është një zakon i keq. Sipas fjalëve të ekspertëve, ky zakon nuk duhet të praktikohet, pasiqë vjen deri te rritja e nivelit të sheqerit në gjak, i cili është më i lartë se niveli që konsiderohet si shëndetshëm dhe i lejueshëm.

Uji duhet të pihet para vaktit 

Hulumtimi i kryer në Amerikën e Jugut përfshiu analizat e nivelit të glukozës në gjak, të cilat zbuluan se nuk është e shëndetshme që uji të konsumohet së bashku me vaktin. Studimi përfshiu një grup njerëzish që konsumonin krofne. Gjysma e grupit kishin pirë ujë, ndërsa gjysma tjetër nuk piu. Ata që konsumuan ujë me krofnet kishin nivel të lartë të sheqerit në gjak, domethënë më të lartë se ata që hëngrën krofnet dhe nuk pinë ujë.

Siç shpjegojnë hulumtuesit, është normale që niveli i sheqerit në gjak të rritet pas ngrënies, por niveli shumë i lartë mund të çojë në mbipeshë dhe diabet të tipit 2. Uji ndihmon që trupi të përthithë glukozën, por vetëm nëse e pini atë para ushqimit ose të paktën gjysmë ore pas ngrënies. Niveli i lartë i sheqerit në gjak, mund të përbëj problem. Gjegjësisht, organizmi me kalimin e kohës bëhet intolerant ndaj aftësisë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak dhe çon në diabet.

Shumë glukozë mund të bëj që trupi të prodhojë më shumë insulinë, por atëherë trupi fillon të grumbullojë yndyrë.