Mosfunksionimi i ereksionit rrit rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru

Tek meshkujt me këtë çrregullim mjekët duhet të ndjekin me kujdes edhe faktorët tjerë të rrezikut, si hipertensioni ose kolesteroli i rritur.

Hulumtimi i cili përfshiu 1 900 meshkuj të moshës 60-78 vjeç, tregoi se meshkujt me disfunksion ereksioni, i cili ka prejardhje vaskulare, kanë rrezik të dyfishtë ndaj sulmit në zemër, sulmit në tru ose vdekje e papritur kardiake.

Tek meshkujt me këtë çrregullim mjekët duhet të ndjekin me kujdes faktorët tjerë të rrezikut, të tillë si hipertensioni ose kolesteroli i rritur.

Lidhja midis impotencës dhe sëmundjeve të zemrës është e dyanshme, pasi që meshkujt që kanë pasur sulm në zemër, gjithashtu janë të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë të mosfunksionimit të ereksionit.

Ndryshe nga mosfunksionimi i ereksionit i cili shoqërohet me ankth ose probleme të tjera psikologjike, mosfunksionimi i ereksionit vaskular paraqitet si pasojë e bllokimit të arterieve dhe qarkullim të pamjaftueshëm i gjakut.

Gjithashtu duhet të theksohet se, prej më herët dihet se impotenca është e lidhur me shëndetin e dobët kardiovaskular.

Mendohet se vetë mosfunksionimi i ereksionit është faktor rreziku i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, citon “Circulation”.