Ndjesi shpimi gjilpërash në qafë dhe mpirje gishtash – përse shfaqen?

Ndihma e parë është masazhimi, fërkimi ose çfarëdo mobilizim i indeve të buta. Nganjëherë ndihmojnë edhe ushtrimet streching.

Ndjesia e shpimit të gjilpërave në çdo pjesë të lëkurës ose të muskujve është si pasojë e aktivitetit nervor periferik në atë zonë. Ënjtja ose presioni, fascia e bllokuar (mbështjellësi i indit lidhës), krijojnë presion lokal në nervat periferike, gjë që tregon për dobësi ndaj së cilës personi duhet të veprojë.

Ndonjëherë për shkak të presionit të rrënjës së nervave në një nivel të caktuar të boshtit kurrizor, mund të shfaqet ndjesia e shpimit të gjilpërave në pjesë të caktuara të lëkurës, përtej shkakut i cili shtyp nervin, ndërsa e rëndësishme është që mjeku të përcaktojë shkaktarin.

Ndihma e parë është masazhimi, fërkimi ose çfarëdo mobilizim i indeve të buta. Nganjëherë ndihmojnë edhe ushtrimet streching.

Mpirja e gishtave dhe nyjeve të shuplakave, zakonisht janë rezultat i proceseve inflamatore në vetë nyjen ose në indet e buta (muskuj, ligamente, fascia). Pavarësisht shkakut, reduktimi i lëvizjes së shuplakave dhe çlodhjes, shkakton shkurtimin e mëtejshëm të indeve të buta dhe krijimin e mpirjeve edhe më të mëdha.

Nëse gishtat kërcasin gjatë lëvizjes, mund të jetë i bllokuar edhe tendoni i palcës së eshtrave, andaj mund të dëgjohen tinguj, ndërsa mund të bllokohet edhe kolagjeni tek sëmundjet e akumulimit të kolagjenit, si skleroderma, llupusi dhe të ngjashme, prandaj dëgjohet zë.

Veçanërisht e rëndësishme është që rregullisht të tërhiqen gishtat një nga një, kështu që do të zgjatet plotësisht jashtë dhe larg pëllëmbës së dorës.