Në 10 vjet, pajisja do të na tregojë se çfarë duhet të konsumojmë

Siç parashikohet, bëhet fjalë për pajisje e cila do të përdoret në kuzhinë dhe dyqane, e cila në bazë të analizave do të zgjedh artikujt ushqimorë, me të cilat organizmi ynë do të arrijë potencialin e tij të plotë.

Në pesë deri në 10 vjet, njerëzit do të jenë më të aftë të kuptojnë se çfarë hanë, ndërsa në të ardhmen do të përdorin pajisje të cilat do të lidhen me ADN-në tonë dhe do të tregojnë se çfarë është mirë të konsumojmë.

Mesazhi i tillë nga specialisti i të ushqyerit Dr. Morgan May vjen pas përfundimit të arritur me ekipin e tij hulumtues. Bëhet fjalë për paisje, dmth., siç parashikohet pajisje që do t’i përdorim në kuzhinë dhe dyqane, ndërsa në bazë të analizave të tyre do të zgjedhim artikuj ushqimorë, me të cilat organizmi ynë do të arrijë potencialin e tij të plotë. Morgan May është profesor në Universitetin e Nottingham Trent në Londër dhe Lund në Suedi.

Mjeku zbaton qasje bashkëkohore në hulumtimet mbi historinë, natyrën, kulturën globale, marketingun dhe sjelljen e konsumatorit në bazë të të cilave parashikimet për ushqimin dalin në pah. Ai mendon se shija mund të shihet si një fenomen social, edhe pse e përjetojmë si një përvojë biologjike.

Kultura, tradita, religjioni dhe paketimi i produkteve, janë disa nga faktorët që ekipi hulumtues i përdor për të krijuar parashikimet.