Nëpërmjet testimit gjenetik mund të vërtetohet se cilët pacientë përfitojnë nga terapia me klopidogrel

Pacientët me këtë mutacion nëse marrin antitrombotik zëvendësues, atëherë ata kanë më pak gjasa të kenë atak në zemër ose do të vdesin nga ataku në zemër, goditje në tru ose komplikime tjera më të mëdha brenda një viti pas vendosjes së stentit

Pacientët me stentë koronare mund të përfitojnë nga testimi gjenetik për t’u vërtetuar nëse ata kanë mutacion në gjenin CYP2C19, i cili është përgjegjës për zvogëlimin e efikasitetit të klopidogrelit antitrombotik , i cili zakonisht u jepet pacientëve me stentë koronare të implantuar, tregon studim i ri i botuar në “Circulation: Genomic and Precision Medicine”.

Gjegjësisht, te pacientët me mutacione në gjenin CYP2C19, klopidogreli nuk metabolizohet në mënyrë të mjaftueshme. Përndryshe këtë mutacionin gjenetik e kanë rreth 2% e njerëz të bardhë.

Pacientët me këtë mutacion nëse marrin antitrombotik zëvendësues, atëherë ata kanë më pak gjasa të kenë atak në zemër ose do të vdesin nga ataku në zemër, goditje në tru ose komplikime tjera më të mëdha brenda një viti pas vendosjes së stentit.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se testimi gjenetik mund të ndihmojë pacientët me stent koronare që t’i shmangin komplikimet.