Nëse tërqetheni gjatë ndëgjimit të një kënge, truri juaj është i veçantë!

Nëse mahniteni nga muzika, ka shumë të ngjarë që të keni emocione më të forta

Ndoshta ju ka ndodhur që të gjitha qimet e trupit t’ju “drejtohen” kur dëgjoni një këngë. Matthew Sachs, i diplomuar në Harvard, bëri një studim me qëllim që të kuptoj se pse disa individ tërqethen derisa ndëgjojnë ndonjë këngë, ndërsa të tjerët mbeten indiferentë. Për këtë hulumtim ai u motivua nga ndikimi që patë nga kënga e Led Zeppelin “Whole Lotta Love”.

Hulumtimi përfshiu 20 studentë, ku 10 prej tyre pranuan se i përjetuan ndjenjat e lartpërmendura në lidhje me muzikën, ndërsa 10 të tjerët nuk e përjetonin atë, kjo rezultoi pasi filmoi trurin e tyre. Ai zbuloi se ata që kanë lidhje emocionale dhe fizike me muzikën aktualisht kanë strukturë të ndryshme të trurit, sesa tek ata të të cilët muzika nuk prodhon ndikimin e përmendur.

Hulumtimet treguan se ata kanë një vëllim më të trashë të fibrave që lidhin korteksin e ndëgjimit dhe zonat që përpunojnë emocionet, duke lejuar kështu komunikim më të mirë midis tyre. Gjetjet e tij janë botuar në Oxford Academic, por citohen gjithashtu edhe nga neuroscientistët:

“Ideja që më shumë fibra e përmisojnë efikasitetin e funksionimit të dy rajoneve do të thotë efikasitet më i madh në përpunimin e të dhënave midis tyre.”

Kjo do të thotë se, nëse kënaqeni me muzikën, ka shumë të ngjarë që të keni emocione më të forta. Përveç kësaj, këto ndjesi gjithashtu mund të lidhen edhe me kujtimet që vijnë nga një këngë e veçantë, e cila, nga ana tjetër, nuk mund të kontrollohet në një eksperiment laboratorik.

Megjithëse studimi ishte i vogël, Sachs po zhvillon kërkime të mëtejshme ku do të monitorojë reagimin e trurit të njerëzve gjatë dëgjimit të muzikës, si dhe reagimet e tyre. Ai shpreson që hulumtimi të zbulojë se çfarë i shkakton këto reagime dhe se do të mund t’i përdorë ato për të trajtuar çrregullimet psikologjike.