Nëse vuani nga astma, zvogëloni ekspozimin ndaj alergenëve

Trajtimi efektiv i astmës alergjike, përveç terapisë me barna, përfshin edhe identifikimin dhe shmangien e alergjenëve të cilët shkaktojnë simptomat e astmës

Sipas mendimit të specialistëve, nëse keni astmë në lehtësimin e simptomave do të ju ndihmojë shmangia e ekspozimit ndaj alergenëve. Në fakt, dy të tretat e pacientëve me astma, kanë gjithashtu edhe alergji.

Përndryshe, shumë njerëz nuk e kuptojnë se e njëjta gjë e cila shkakton ethet e polenit, mund të çojë në shfaqjen e simptomave të astmës.

Në qoftë se keni alergji dhe keni vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje, do të ishte mirë të kontrollonit në keni edhe astma.

Astma alergjike është lloji më i zakonshëm i astmës

Duhet të theksohet se astma alergjike është lloji më i shpeshtë i astmës. Tek ajo alergjia shkakton simptomat e astmës. Është vlerësuar se 80 për qind e fëmijëve me alergji gjithashtu vuajnë nga astma.

Gjithashtu, 75 për qind e pacientëve me astma të moshës 20 deri në 40 vjeç dhe 65 për qind e tyre janë të moshëa 55 vjeç e më lart, kanë një ose më shumë alergji.

Nuk duhet të harrohet se trajtimi efektiv i astmës alergjike, përveç terapisë me barna, përfshin edhe identifikimin dhe shmangien e alergenëve të cilët shkaktojnë simptomat e astmës, rekomandojnë nga “American College of Allergy, Asthma and Immunology.”