Nga ëmbëlsuesit artificial nuk ka ndonjë përfitim, por as edhe dëmtim

Disa studime më të vogla kanë treguar se përdorimi i ëmbëlsuesve artificial e ka përmirësuar pak indeksin e masës trupore të përdoruesve dhe deri diku ju ka ulur nivelet e sheqerit në gjak.

Nga ëmbëlsuesit artificial, të cilët zakonisht përdoren si zëvendësim për sheqerin, nuk ka ndonjë dobi, por as edhe dëm. Analizat e studimeve të shumta mbi këtë temë i urdhëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për të bërë udhëzime mbi përdorimin e sheqernave artificialë, si stevia dhe aspartame.

“Për fat të keq, ne nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për konkluzione finale në lidhje me atë nëse ëmbëlsuesit artificialë janë të dobishëm ose të dëmshëm për organizmin”, thotë shkencëtari George Mirpohl nga Universiteti i Freiburgut. “Edhe pse ekzistojnë shumë dokumente shkencore, nuk ka shumë qëndrueshmëri në to”.

Në të njëjtën kohë, shumica e atyre hulumtimeve nuk ishin shumë gjithëpërfshirëse, gjë që e bën të nevojshme që të shqyrtohet më mirë kjo temë. Mirpokhl dhe kolegët e analizuan ndikimin e ëmbëlsuesve artificial në çështje të rëndësishme shëndetësore, të tilla si pesha trupore dhe nivelet e sheqerit në gjak. Si burim morrën 56 studime të lidhura me efektet e ëmbëlsueseve artificiale. Konkluzionet janë botuar në revistën BMJ.

Disa studime më të vogla kanë treguar se përdorimi i ëmbëlsuesve artificial e ka përmirësuar pak indeksin e masës trupore të përdoruesve dhe deri diku ju ka ulur nivelet e sheqerit në gjak.

Të dhënat nga 318 të anketuar treguan se me përdorimin e ëmbëlsuesve artificial në ditë, morrën 254 kalori më pak se sa ata që konsumonin sheqer, ndërsa kjo rezultoi me humbje peshe.

Megjithëse studime të ndryshme i referohen rrezikut të ëmbëlsuesve artificial, konkluzioni i përgjithshëm është se ata duhet të përdoren në sasi të moderuara. Nëse ato konsumohen sipas sasive të rekomanduara, nuk ka rrezik për shëndetin.