Ngjarje botërore me profesionistë të shquar – Kongresi i 36-të i Shoqatës Ndërkombëtar për Pastrimin e Gjakut

Pjesëmarrësit do të fitojnë UEMS (Bashkimi Evropian i Specialistëve të Mjekësisë) pikët e akredituara për pjesëmarrje, të cilat në vend njihen për ekuivalencën.

(A.T.) / aleksandra@panacea.mk

Arritjet më të fundit botërore të teknikave për pastrimin e gjakut do të prezantohen në Kongresin e 36-të Botëror të Shoqatës Ndërkombëtare për Pastrimin e Gjakut, i cili po mbahet në Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase të nefrologjisë, dializës, transplantimit dhe organeve artificiale.

Prof. Dr. Goce Spasovski, Kryetari i Kongresit të Shoqatës Ndërkombëtare për Pastrimin e Gjakut

Në kuadër të këtyre katër ditëve do të mbahen edhe kurset Kurset CME në ERA-EDTA (Association of European kidney specialists/Shoqata e specialistëve evropianë të veshkave dhe ISN (The International Society of Nephrology) Shoqata Ndërkombëtare e Nefrologjisë. Ajo çka është e rëndësishme të theksohet sipas Kryetarit  të Kongresit të Shoqatës Ndërkombëtare për Pastrimin e Gjakut, Prof. Dr. Spasovski është se, pjesëmarrësit do të fitojnë UEMS (Union of European Medical Specialists) pikët e akredituara për pjesëmarrje, të cilat në vend njihen për ekuivalencën.

Pjesë e kongresit, i cili është i pari në vend në fushën e nefrologjisë dhe i cili mban emrin botëror, janë shkencëtarë e shquar botëror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Kina, Evropa… Sa u përket temave që do të përfshihen, sipas Prof. Dr. Spasovski, përveç dializës e cila është procedura më standarde, e cila në mënyrë të rregullt kryhet në vendet e rajonit, me të gjitha modalitetet dhe teknikat, procedurat e reja diagnostikuese dhe mundësitë për ngadalësimin e progresit të dështimit të veshkave, gjithashtu do të flitet edhe për teknikat për pastrimin e gjakut nga toksinat e përshtatshme ose substancat e dëmshme imunologjike në periudhën para dializës. Pastaj, kur të fillohet me terapinë e nevojshme renale zëvendësuese të veshkave, si dhe cila teknikë pastrimi duhet të zgjidhet për pacientin e duhur dhe gjendjen e tij mjekësore, teknikat e pastrimit te pacientët me nivele të larta të yndyrës, si dhe në onko-nefrologji, masat specifike gjatë trajtimit të sindromit atipik hemolitik-uremik, siç është nevoja për pastrim në kushte të shtatzanisë dhe transplantimi i veshkave me komplikimet e duhura mjekësore.

Në kuadër të ditës së parë të Kongresit të 36-të Botëror të Shoqatës Ndërkombëtare për Pastrimin e Gjakut, pjesëmarrësit dëgjuan fjalimet e Ikuto Masakane nga Japonia, Emad Abdel-Rahman nga Shtetet e Bashkuara, Vladimir Tesar nga Republika Çeke dhe KS Najak nga India. Në kuadër të hapjes solemne, përveç fjalimit të Prof. Dr. Spasovski, mysafirët shijuan edhe performancën muzikore të virtuozëve Dragan dhe Ratko Dautovski.