Infermierja publikoi një video shqetësuese: Ja se si duken mushkëritë e duhanpirësve

Videon që e publikoi Amanda Eller nga Karolina e Veriut do të shqetësonte edhe duhanpirësin më të madh

Infermierja Amanda Eller nga SHBA-të, Karolina e Veriut publikoi një inçizim shqetësuese, i cili duhet që t’i shqetësojë të gjithë ata që pijnë duhan.

Videoja që shkaktoi interes të madh në Facebook, paraqet dy palë mushkëri, njëra palë janë krejtësisht të shëndetshme, ndërsa të tjerat me kancer pasi “pronari” i tyre pinte për 20 vjet nga një paketë cigare në ditë.

Në shikim të parë, mund të shihni kush janë mushkërit e duhanpirësit dhe ato të jo-duhanpirësit.

“Akoma dëshironi që të pini Duhan? – pyeti infermierja nëpërmjet Facebook-ut, ndërsa videoja e saj u bë hit menjëherë. 

Nëse ende nuk keni arsye të mjaftueshme, që të hiqni dorë nga duhani kjo ndoshta do të ju bëj të mendoheni.