Spitali në Francë përdor realitetin virtual në vend të barnave kundër dhimbjes

Spitali St. Joseph në Francë filloi me testimin klinik të terapisë VR për nevojat e pacientëve. Sistemi terapeutik VR zhvillohet në bashkëpunim të mjekëve dhe psikologëve, ndërsa bazohet në idenë se shikimi interaktiv nëpërmjet syzeve të VR mund të shkëpusë vëmendjen e pacientit, deri në një masë sa të lehtësojë ato, t’ju zvogëlojë ndjeshëm dhimbjen, gjë që i bën që të mos kenë nevojë për përdorimin e barnave.

Pacientët vendosin në kokë syzet VR dhe pastaj hyjnë në botën e 3D-së, në të cilën u shfaqen skena të maleve me borë dhe kopshtet japoneze Zen, siç mund ta shikoni edhe në videon e bashkangjitur.

Dr. Oliver Gansia kreu i shërbimit emergjent në St. Joseph thotë se, përdorimi i syzeve VR vepron si hipnozë, pasi që pacientëve të njësisë emergjente ju tërheq vëmendjen dhe ju largon ankthin. Ai beson se në një periudhë 10 vjeçare ata do të përdoren në mënyrë spontane nëpër spitale. Shkencëtarët po kryejnë studime shtesë për të kuptuar nëse syzet VR mund të përdoren edhe si placebo terapi.