Njerëzit me këtë grup gjaku jetojnë më gjatë: Janë më rezistent ndaj kancerit, diabetit dhe sëmundjeve mendore

Hulumtimet kanë treguar se disa grupe të gjakut janë më rezistente ndaj sëmundjeve, kështu që njerëzit që kanë atë grup të gjakut jetojnë më gjatë.

Studimet kanë treguar se grupi i gjakut mund të ndikojë shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Shkencëtarët kanë treguar se njerëzit me grupën A të gjakut janë më pak rezistent ndaj malaries, sesa grupet tjera të gjakut, kështu që mund të thuhet se grupi A i gjakut është më i dobët se të tjerët.

Cili grup i gjakut është më rezistent ndaj sëmundjeve?

Përmes studimeve shumë vjeçare është vërtetuar se grupi i gjakut që është më i forti se të gjithë të tjerët është grupi i gjakut O.

Është vërtetuar se tek njerëzit me grupën e gjakut O kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, siç është sulmi në tru dhe zemër, kanë më pak probleme me kujtesën, si dhe më rrallë preken nga lloje të caktuara të kancerit sesa grupet tjera, siç është kanceri i pankreasit ose kanceri i lukthit.

Për shkak të organizmit i cili është më rezistent ndaj sëmundjeve, presonat me grupën e gjakut O jetojnë më gjatë. Një nga arsyet tashmë të zbuluara është se grupi i gjakut O është më i shëndetshëm, pasiqë përmban më pak molekula të cilat mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut, ndërsa sulmet në tru dhe në zemër shkaktohen nga mpiksjet.

Përveç kësaj, ajo çka është e mirë për zemrën është e mirë edhe për trurin, kështu që shumë rrezik faktorë për sëmundjet kardiovaskulare në të njëjtën kohë janë rrezik faktorë për sëmundjet mendore. Për shembull, dihet se kolesteroli i lartë dhe diabeti, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, shoqërohen gjithashtu me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit.