Njihni simptomat e gastritit

Simptomat nganjëherë janë të shumta dhe mjaft të forta kur pacienti nuk merr ushqim për një kohë të gjatë. Ndonjëherë vështirësitë janë të rralla ose shfaqen dhe amplifikohen pas konsumit të ushqimit.

Ndjeni të përziera, djegie në lukth dhe fryrje të shpeshta të stomakut? Shenjat e që kanë të bëjnë me gastritin mund të variojnë, por këto pak simptoma tregojnë ekzistencën e mundshme të gastritit.

Të përziera dhe të vjella

Shumica e të sëmurëve ndjejnë djegie ose skuqje në zonën e lukthit, të përziera, të vjella, fryrje, gromësirë… Dhe, përderisa disa ankohen nga dhimbjet e forta, të tjerët dhimbjet i  përshkruajnë më shumë si ndjenjë sikleti.

Shqetësime pas ushqimit 

Simptomat nganjëherë janë të shumta dhe më të forta kur pacienti nuk merr ushqim për një kohë të gjatë. Ndonjëherë vështirësitë janë të rralla ose shfaqen dhe amplifikohen pas konsumit të ushqimit. Sidoqoftë, nuk ekzistojnë shenja dalluese të cilat janë krejtësisht të njejta për çdo person të sëmurë.

Dispepsia 

Tek gastriti mund të shfaqet ndjenja e shpejtë e ngopjes dhe fryrjes, si dhe jashtëqitje me ngjyrë më të errët. Te individët tek të cilët gastriti është i shkaktuar nga bakteret helicobacter pylori, shpesh nuk kanë asnjë simptomë përveç dispepsisë (vështirësi me tretjen).

Dhimbje dhe gromësirë

Për gastritin me acid të reduktuar të stomakut, karakteristike është ndjenja e peshës gjatë një vakti ose menjëherë pas ngrënies, dhimbje dhe gromësirë. Kjo formë është më e zakonshme tek personat e mbi 45 vjeçare.

Fryrje dhe aciditet

Tek të rinjtë shpesh shfaqet sekretimi i shtuar i acidit të stomak, duke shkaktuar dhimbje në stomakun e zbrazët, ndjenjën e fryrjes dhe acideve.