ONKOLOGIA KËSHILLON: A mund të transmetohet koronavirusi përmes transfuzionit të gjakut dhe çfarë duhet të dinë pacientët me kancer?

Ja çfarë shpjegon në lidhje me këtë temë Dr. Ilona Sushaq, specialiste në onkologji dhe radioterapi.

Pandemia globale e KOVID-19, e shkaktuar nga koronavirusi ka ndikim serioz tek shumë njerëz, përfshirë pacientët me kancer, por edhe familjet dhe atyre që kujdesen për ato.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e qëndrimit në shtëpi dhe mbajtjes së distancës sociale (mbajtjen e distancës prej të paktën dy metrash), si dhe mbajtjen e maskave nëse keni nevojë të shkoni në punë ose të bëni pazar, ku do të jeni afër njerëzve të tjerë.

Të sëmurët nga kanceri janë ndër ata me rrezik të lartë të kontraktimit të formave të rënda të infeksionit, sepse sistemi i tyre imunitar është dobësuar pak a shumë nga kanceri dhe trajtimi i tij.

Shumica e njerëzve që janë trajtuar për kancer në të kaluarën (sidomos nëse kjo ka qenë disa vite më parë) ka të ngjarë të kenë funksion normal imunitar, por secili person është i ndryshëm. Është e rëndësishme që të gjithë ata që kanë kancer ose janë shëruar, dhe nëse aktualisht po kurohen apo jo, të bisedojnë me një mjek që e kupton situatën e tyre dhe historinë e sëmundjes.

Gjithashtu është e rëndësishme që pacientët dhe kujdestarët të marrin të gjitha masat paraprake për të zvogëluar rrezikun e marrjes së COVID-19.

Është e rëndësishme që të gjithë ata që kanë kancer ose janë shëruar, dhe nëse aktualisht po kurohen apo jo, të bisedojnë me një mjek që e kupton situatën e tyre dhe historinë e sëmundjes.

MASKAT JANË TË OBLIGUESHME

Për shumë pacientë të cilët trajtohen për kancer, sidomos ata që janë me kimioterapi ose pacientë me transplantim të qelizave amë (palcës së eshtrave) që kanë sistem imunitar të dobësuar, obligohen që të mbajnë maskë, që të zvogëlohet ekspozimi jo vetëm ndaj viruseve, por edhe ndaj baktereve që mund të shkaktojnë infeksione.

ÇFARË DUHET TË DINË TJETËR PACIENTËT ME KANCER PËR KORONAVIRUSIN?

Sëmundja COVID-19 është ende e re, kështu që mjekët nuk kanë të dhëna shumë specifike se si koronavirusi ndikon tek pacientët me kancer. Por duke e ditur që çdo infeksion rrezikon edhe më tej pacientët me kancer, jemi të sigurt se duhet të mbrohen nga çdo infeksion, ashtu si edhe nga koronavirusi.

A mund ta merret COVID-19 nga transfuzioni i gjakut? Nuk ka asnjë provë që ky koronavirus i ri mund të transmetohet përmes transfuzionit të gjakut.