Orari i gjatë i punës rrit rrezikun e diabetit te gratë

Parashikohet se deri në vitin 2030 me këtë sëmundje do të jetojnë rreth 439 milionë njerëz në mbarë botën, gjë që është 50% më shumë se numri i rasteve të vitit 2010.

Gratë që punojnë 45 orë ose më shumë në javë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë të diabetit të tipit 2, sesa gratë që punojnë 35 deri 40 orë në javë, tregoi studimi i ri. Për shkencëtarët është e paqartë se përse puna shtesë mund të shkaktojë rrezikun e diabetit ose përse kjo lidhje gjendet vetëm tek gratë.

Diabeti është rrezik faktor kryesor për sëmundjet tjera kronike, siç janë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Nuk duhet të harrohet se ambienti i punës ka rol të madh mbi rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të tjera kronike.

Të dhënat thonë se diabeti i tipit 2 është në rritje. Parashikohet se deri në vitin 2030 me këtë sëmundje do të jetojnë rreth 439 milionë njerëz në mbarë botën, gjë që është 50% më shumë se numri i rasteve të vitit 2010.

Diabeti është rrezik faktor i rëndësishëm për sëmundjet tjera kronike, si sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, shkruan „BMJ Open Diabetes Research and Care“.