Pagjumësia – çrregullim që e ndryshon jetën

Shkaktarët, si dhe simptomat dhe serioziteti i këtij çrregullimi ndryshon nga pacienti në pacient. Por sipas praktikës mjekësore, shkaqet më të zakonshme të pagjumësisë janë stresi dhe ankthi.

Pagjumësia ose në gjuhën mjekësore insomnia është çrregullim i cili manifestohet me vështirëso gjatë gjumit ose mbajtjen e gjumit. Kjo gjendje ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe dëmton cilësinë e funksionimit të përditshëm të personit që vuan nga ky çrregullim. Pagjumësia mund të shfaqet në çdo moshë, por është më e zakonshme është tek gratë e rritura sesa tek meshkujt e rritur. Gjendja e pagjumësisë ekziston edhe tek fëmijët.

Shkaktarët, si dhe simptomat dhe serioziteti i këtij çrregullimi ndryshon nga pacienti në pacient. Por sipas praktikës mjekësore, shkaqet më të zakonshme të pagjumësisë janë stresi dhe ankthi. Shprehitë e tilla si puna me ndërrime, konsumimi i alkoolit dhe kafeinës, pirja e duhanit dhe ushqimi i tepërt, janë ndër rrezik faktorët kryesorë të kësaj gjendje. Problemet me shëndetin e zemrës, dhimbja kronike, infeksionet urinare dhe problemet me gjëndrën tiroide janë shkaktarët e mundshëm të pagjumësisë. Efekt mbi gjumit kanë edhe disa ilaçe.

Pagjumësia është shkaku më i zakonshëm që çon në përgjumje brenda ditës, letargji dhe ndjenjën e pafuqisë dhe mund të shkaktojë probleme të tilla si lodhja, mungesa e energjisë, vështirësi gjatë përqendrimit, si dhe e pengon vëmendjen dhe nervozizëm.

Efektet e pagjumësisë mund të ndikojnë pothuajse në çdo aspekt të jetës. Studimet tregojnë se pagjumësia është e lidhur me çrregullimet e rëndësishme të cilësisë së jetës. Studimet e bazuara tek të rrinjtë tregojnë shkallë të lartë të komorbiditetit psikiatrik te pacientët me pagjumësi kronike.

Ekzistojnë dy lloje të pagjumësisë:

Pagjumësia akute – ose ndryshe quhet pagjumësis afatshkurtër. Simptomat e kësaj gjendjeje janë të pranishme tek personi për jo më shumë se një muaj.

Pagjumësia kronike – ky lloj zgjat me muaj, ndonjëherë edhe për vite me rradhë. Shumica e rasteve të pagjumësisë kronike janë të nivelit të mesëm, domethënë ato lindin nga një problem tjetër primar.

Grupet më të zakonshme të njerëzve të prekur nga ky çrregullim janë gratë në menopauzë, të moshuarit, adoleshentët ose nxënësit e rinj, dhe sigurisht njerëzit që udhëtojnë shpesh (sidomos përmes zonave të shumëfishta kohore) ose që punojnë në ndërrime. Çrregullimi i gjumit e zvogëlon performancën e punës, por mund të kontribuojë edhe në shtimin e peshës, ankthin, depresionin, nervozizmin, problemet me përqendrimin dhe problemet me kujtesën dhe rrënien e imunitetit.