Papaja kundër kilogramëve të tepërt

Papaja është e pasur me vitamina A, C dhe K, niacinë, magnez, kalium, karoten dhe fibra natyrale

Ky frut do t’ju ndihmojë që të humbni peshën, por gjithashtu ka efekte pozitive madje edhe nëse vuani nga psoriaza. Papaja përmban pak kalori gjë që e bën atë ideale për heqjen e kiligramëve të tepërt. Domethënë, fruti i papajës është i pasur me vitamina A, C dhe K, niacinë, magnez, kalium, karoten dhe fibra natyrale, si dhe është një aleat i madh në luftën kundër kilogramëve të padëshiruara.

Enzimi digjestiv papain që gjendet në këtë frut, stimulon tretjen e ushqimit, në të cilën ndihmon edhe uji që e përmban, si dhe fibrat e tretshme

Enzimi papainë mund të zvogëloj proceset inflamatore të më shumë sëmundjeve, përfshirë edhe artritin reumatoid, osteoartritin, cermën ose astmën. Përveç kësaj, sasia e madhe e acidit folik, beta-karotenit dhe vitaminës C dhe E në papaja, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit në zorrën e trashë.

Ky frut gjithashtu ndihmon nëse keni gazra. Ka efekt laksativ, mirëpo është mjaft efektiv edhe tek gratë, të cilat kanë një cikël jo të rregullt menstrual. Lëngu i papajës së papjekur gjithashtu ndihmon në sëmundjet e lëkurës, si psoriaza dhe aknet.