Paraliza e fytyrës: Zakonisht shkaktarët janë të panjohur

Nëse shkaku i sëmundjes është dëmtimi i lehtë i nervave, pacientët mund të ndihmohen edhe me masazh dhe elektrostimulim, ndërsa në rast të dëmtimit të rëndë është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale

Shkaku i paralizës së fytyrës në shumicën e rasteve është i panjohur. Megjithatë, ekzistonjnë dyshime se disa sëmundje mund të jenë shkaktarë të mundshëm. Disa nga këto sëmundje janë: skleroza multiple, lezione dhe infarkti në tru, inflamacioni ose kanceri në veshin e mesëm, polyneuritis dhe hipertensioni. Gjithashtu, ekziston dyshimi se edhe lezionet e eshtrave mund të shkaktojnë paralizë të fytyrës.

Që mjeku të mund të diagnostifikoj sëmundjen, është i nevojshëm ekzaminimi i detajuar i pacientit, pamja klinike dhe historia, si dhe një numër hulumtimesh shtesë

Gjatë ekzaminimit mund të zbulohet hyposteni, por është e nevojshme të kryhen edhe ekzaminime të hollësishme të veshëve, për të përcaktuar nëse ndonjë sëmundje e veshit është shkak i mundshëm i paralizës së fytyrës.

Në rastin e lezioneve nervore, është e nevojshme që të përcaktohet dëmtimi i lehtë ose i rëndë, në mënyrë që të fillohet me trajtimin e duhur. Shkalla e dëmtimit të nervave përcaktohet me anë të testimit elektro-diagnostike.

Trajtimi

Trajtimi varet nga shkaku i sëmundjes, kështu që në rastet kur shkaku është i panjohur, atëherë pacientëve shpesh u jepen kortikosteroide, vetëm nëse nuk ekziston ndonjë arsye që këta pacientë të mos mund t’i marrin këto ilaçe.

Nëse shkaku i sëmundjes është dëmtimi i lehtë i nervave, pacientët mund të ndihmohen  edhe me masazh dhe elektrostimulim, ndërsa në rast të dëmtimit të rëndë këto nuk e ndihomjnë, mirëpo ndihmojnë në forcimin e moralit të pacientit.

Nëse syri është prekur nga paraliza, kornea duhet të mbrohet me fashë.

Në rast të dëmtimit të rëndë, është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për të përmirësuar gjendjen e pacientit.

Parashikimi

Parashikimi i dëmtimeve më të lehta, që nuk ka arritur deri tek neuropraxia, është e mirë dhe shpesh vjen me shërimin e plotë të pacientit. Tek dëmtimet më të rënda mund të ndodhë shërim i pjesshëm, ndërsa në disa raste trajtimi mund të zgjasë për disa muaj.