Pareza faciale – shkaktarët dhe simptomat

Besohet se gjendja mund të ndodhë për shkak të inflamacionit të nervave që kontrollojnë muskujt, duke rezultuar në ënjtje, por mund të ndodh edhe pas një infeksioni viral.

Pareza faciale (paraliza e nervit të fytyrës) shkakton dobësim të muskujve të fytyrës, gjë që bën që faqet të duken të lëshuara. Paraliza e fytyrës mund të ndodhë në çdo moshë, ndërsa shkaktari i saktë asnjëherë nuk dihet. Besohet se gjendja mund të ndodhë për shkak të inflamacionit të nervave që kontrollojnë muskujt, duke rezultuar në ënjtje, por mund të ndodh edhe pas një infeksioni viral.

Në shumicën e rasteve, paraliza e fytyrës është e përkohshme, ndërsa simptomat zvogëlohen pas trajtimit për disa javë, ndërsa për rimëkëmbje të plotë nevojitet gjysmë viti. Vetëm një numër i vogël pacientësh pas trajtimit kanë disa simptoma të kësaj sëmundjeje. Shumë rrallë përsëritet paraliza.

Viruset që shoqërohen me paralizën e fytyrës janë të shumta: sëmundjet respiratore, herpes gjenital dhe ulçerat, infeksione të shkaktuara nga citomegaloviruset, gripi, rubeola dhe shytat. Në rast të paralizës së fytyrës që ndodh si pasojë e infeksioneve virale, vjen deri te inflamacioni i nervave që kontrollojnë muskujt, ndërsa si pasojë ndikon edhe në shijen dhe kontrollin e pështymës dhe lotëve.

Simptomat e kësaj sëmundje shfaqen papritmas, ndërsa shpesh njihen nga ndjenja e shtuar e zërit, kokëdhimbjet, ndryshime në sekretimin e pështymës dhe lotëve, dhimbje rreth nofullës dhe pas veshëve, fytyrë e lëshuar, vështirësi në kontrollin e muskujve, aftësi e zvogëluar në ndjenjën e shijes, si dhe pas ndikimit të nervave në të dyja anët e fytyrës.