Për shkak të mungesës së simptomave, kanceri i pankreasit njihet edhe si sëmundje jashtëzakonisht e rrezikshme

Kanceri i pankreasit është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak të mungesës së simptomave që çojnë në gjendje serioze, si dhe për shkak të funksionimit të tij si organ i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për funksionimin e organizmit. Zbulohet vonë dhe rezultati në shumicën e rasteve është vdekja. Ndërhyrja kirurgjikale për të hequr tumorin është mënyra e vetme për pacientin.

Tumori i pankreasit quhet gjithashtu “sëmundje e heshtur” sepse simptomat rrallë herë shfaqen në fazë të hershme të sëmundjes. Testet që do të ndihmonin në zbulimin e hershëm, për fat të keq nuk janë të disponueshme.

Simptomat që shfaqen janë humbja e oreksit, të përzierat dhe të vjellat. Mund të vërehen njolla të verdha në lëkurë, sy në ngjyrë të verdhë, urinë e errët ose jashtëqitje me ngjyrë të ndritshme. Ekzistojnë edhe dhimbjet në pjesën e sipërme të barkut për shkak të presionit të tumorit nervor.

Ekzistojnë ndryshime në incidencën sipas gjinisë dhe moshës. Kështu, kanceri i pankreasit është më i zakonshëm tek meshkujt, ndërsa në 80% të rasteve shfaqet midis moshave 60 dhe 80 vjeçe.

Pirja e duhanit është shkak në 30% e rasteve

Nëse kjo sëmundje është shfaqur në familjen tuaj, sigurisht bëni pjesë në grupin me rrezik. Pirja e duhanit përmendet si shkaku i kancerit të pankreasit në 20-30%, ndërsa ndiqet nga alkooli si shkaku i dytë i mundshëm i sëmundjes. Ushqimi i tepërt dhe pasiviteti mund të çojnë në këtë sëmundje të heshtur.

Nuk ka rregulla dhe rekomandime të përcaktuara se si ta parandaloni atë, por këshillohet të hiqni dorë nga pirja e duhanit, të ruani një peshë të caktuar trupore, aktivitet të rregullt fizik dhe rritjen e konsumit të frutave dhe perimeve, theksojnë profesionostët e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë. Disa studime tregojnë gjithashtu se disa vitamina, të tilla si vitamina D, mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit.