Përdorimi afatgjatë i antikolinergikëve lidhet me rrezikun e dementisë

Antikolinergikët të njohura edhe si parasimpatolitike dhe vagolitike, janë barna që parandalojnë efektet e acetilkolinës neurotransmetues.

Shkencëtarët britanikë nga Universiteti i Anglisë Lindore, kanë zbuluar se përdorimi afatgjatë i antikolinergikëve të cilat përdoren për të lehtësuar depresionin, për të trajtuar sëmundjen e Parkinsonit dhe për të trajtuar fshikëzën tepër aktive, shoqërohen me një rrezik të madh për dementi. Përndryshe, në Britani të Madhe 1,5 deri në 2 milionë njerëz përdorin barnat e përmendura.

Antikolinergikët të njohura edhe si parasimpatolitike dhe vagolitike, janë barna që parandalojnë efektet e acetilkolinës neurotransmetues.

Mjekët duhet të marrin parasysh rreziqet e mundshme të përdorimit të tyre afatgjatë kur përshkruajnë antikolinergikët.

Barna të caktuara lidhen me rrezik të lartë për dementi

Në vitin 2015, një hulumtim amerikan e lidhi përdorimin e këtyre barnave me zhvillimin e dementisë.

Në hulumtimin e ri morën pjesë 40 770 pacientë të moshës prej 65 deri 99 vjeçare.

Përndryshe, dementia shkaktohet nga një sërë procesesh të ndryshme neurodegjenerative të cilat kontribuojnë në dobësimin e pakthyeshëm të funksioneve njohëse.

Ekspertët theksojnë se mjekët duhet të kenë parasysh rreziqet e mundshme të përdorimit të tyre afatgjatë kur përshkruajnë antikolinergikë, shkruan “BMJ”.