Përfitime të mrekullueshme nga gjethet e ullirit: E përtërin lëkurën, lufton tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin

Një nga përbërësit kryesor të gjetheve të ullirit është oleuropeini, i cili ka veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale. Hulumtimet kanë treguar se e ul tensionin e gjakut dhe sheqerin dhe përmban më shumë antioksidantë sesa çaji jeshil.

Efekti i mrekullueshëm i vajit të ullirit mbi shëndetin tonë ka qenë i njohur prej kohësh, por rrallë kush e din se edhe gjethet e ullirit janë shëruese.

Shumica prej nesh e shijojnë konsumin e vajit të ullirit, të gjithë i njohim vetitë e tij shëruese, por nuk e dimë se edhe gjethet e ullirit kanë veti të ndryshme shëruese.

Pikërisht gjethet e ullirit janë një ilaç tradicional që janë përdorur për shekuj me radhë për qëllime terapeutike. Referencat për efektet shëruese të tij mund të gjenden edhe në Bibël

Një nga përbërësit kryesor të gjetheve të ullirit është oleuropeini, i cili ka veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale. Hulumtimet kanë treguar se e ul tensionin e gjakut dhe sheqerin dhe përmban më shumë antioksidantë sesa çaji jeshil. Sot, për qëllime terapeutike zakonisht përdoret ekstrakti nga gjethet e ullirit ose çaji i fituar nga gjethet.

  1. Ndihmon në osteoporozën. Oleuropeina stimulon zhvillimin e qelizave, të cilat janë të denja për zhvillimin e eshtrave dhe kështu ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e osteoporozës.
  2. Shëron infeksionet bakteriale dhe virale. Mikroorganizmat siç janë bakteret dhe viruset janë të pafuqishëm përballë oleuropein-it. Ai e ndalon riprodhimin e substancave të cilat i ndihmojnë që të përhapet nëpër organizëm.
  3. Parandalon plakjen. Radikalet e lira e dëmtojnë lëkurën, ndërsa gjethet e ullirit janë të pasura me fenole dhe antioksidantë të cilat i neutralizojnë radikalet e lira dhe e rigjallërojnë lëkurën tonë.
  4. Ul tensioni e gjakut. Ekspertët kanë dëshmuar se oleuropeini e përmirëson qarkullimin, e parandalon mpiksjen e gjakut dhe ul tensionin e gjakut.
  5. E lufton kolesterolin. Substancat e shumta në gjethet e ullirit e pengojnë krijimin e kolesterolit të keq në organizëm.