PËRHAPJA E COVID-19: Pacientët me simptoma të buta janë të infektuar 8-9 ditë, ndërsa ata me shenja më të rënda të sëmundjes janë dyfish më shumë

"Disa modele thonë se rreth 40 përqind e transmetimit të sëmundjes mund të jenë në raste asimptomatike, por këto janë modele vlerësimi", tha Van Kerkhov.

Studimet e fundit mbi koronavirusin e ri, të paraqitura nga Organizata Botërore e Shëndetit, tregojnë se pacientët pozitiv me SARS-CoV-2 janë më ngjitësit për mjedisin kur fillimisht fillojnë të ndjehen keq.

Sipas hulumtimeve paraprake në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, pacientët me simptoma të buta mund të jenë të infektuar për 8 deri në 9 ditë, ndërsa pacientët me simptoma më të rënda, shumë më gjatë.

“Megjithë informacionet e kufizuar që kemi për momentin, është e qartë se pacientët kanë më shumë virus në vete para se të shfaqin simptoma ose kur fillojnë t’i zhvillojnë ato. Për shkak të kësaj, dmth për shkak të faktit se njerëzit janë më ngjitësit para shfaqjes së simptomave të para, kontrollimi i virusit është shumë i vështirë. Sidoqoftë, përhapja mund të parandalohet nga një testim më rigoroz i popullatës, si dhe nga distanca fizike, “shpjegon Maria van Kerkhov, epidemiologe e OBSH-së.

Sipas saj, disa njerëz mund të mos zhvillojnë fare simptoma të COVID-19, por ato akoma mund të jenë ngjitës për mjedisin dhe të përhapin virusin.

“Disa modele thonë se rreth 40 përqind e transmetimit të sëmundjes mund të jenë në raste asimptomatike, por këto janë modele vlerësimi”, tha Van Kerkhov.

“Ne kemi patogjen që është i pranishëm në traktin e sipërm respirator që ka sasinë më të lartë të virusit në momentin kur filloni të ndiheni keq. Koronavirusi i ri ndodhet në traktin e sipërm të frymëmarrjes, duke e bërë atë shumë më të lehtë për transmetim dhe përhapje, krahasuar me viruset SARS dhe MERS, të cilat gjenden në traktin e poshtëm të frymëmarrjes”, tha Mike Ryan, shefi i OBSH-së për emergjencat.