Përmirësoni shikimin me ushtrime për sytë

Muskujve të syve u nevojiten po aq ushtrime sa edhe çdo muskuli tjetër.

Muskujt në trup dobësohen nëse nuk përdorën rregullisht. Prandaj është e nevojshme që të bëni ushtrime për të gjitha muskujt, përfshirë edhe sytë. Kjo më së miri mund të konfirmohet me një shembull të thjeshtë. Fraktura e eshtrës së këmbës kërkon përdorimin e karrocës për një periudhë të caktuar, derisa të shërohet eshtra. Megjithatë, muskujt në atë periudhë nuk janë aktivë, gjë që i bën ato më të dobëta. E njëjta gjë ndodh edhe me muskujt e syve.

Nëse mbani syze dhe nuk bëni ushtrime të rregullta pët sytë, shikimi juaj do të përkeqësohet gradualisht. Kjo do të thotë se muskujt e syrit kanë nevojë për aq ushtrime sa edhe çdo muskul tjetër. Këto udhëzime ndihmojnë në përmirësimin e shikimit.

  • Çdo 2-3 orë, mbyllni sytë për disa minuta, por përderisa qëndroni sy mbyllur mos i shtrëngoni shumë sytë.
  • Bëni gjimnastikë për syrin.
  • Pushoni nga syzet.
  • Shtypni lehtë mollëzën e syrit, duke përdorur gishtin tregues dhe gishtin e mesëm në të njëjtën kohë, në mënyrën që të mos ndjeni ndonjë dhimbje. Pastaj shtypni mollëzat me gishtin tregues dy herë.
  • Gjithmonë shikoni larg kur jeni jashtë.
  • Pini lëng të freskët të karrotave me disa pika vaj ulliri.
  • Përdorni ujë të vakët gjatë larjes.
  • Shmangni punën me kompjuter të paktën dy orë përpara se të fleni gjumë.
  • Ushtroni teknikën indiane Trataka (praktikë e vëzhgimit të një objekti të jashtëm) me qëllim të përmirësimit të shikimit. Kjo metodë meditimi, që përfshin përqëndrimin në një pikë të tillë si një objekt i vogël, një pikë e zezë ose flakë qiriri, përforcon sytë.

Kur të filloni me këtë aktivitet, duhet të përqendroheni në një foto ose subjekt për një kohë të caktuar, duke i kushtuar vëmendje çdo mendimi dhe ndjesie që paraqitet atëherë, në mënyrë që truri të bëhet plotësisht i preokupuar me objektin që po shihni. Qëllimi i këtij ushtrimi është që të rezistoni sa më shumë që mundeni, para se shikimi t’ju kaloj në ndonjë objekt tjetër.

Jini këmbëngulës dhe të durueshëm, kështu që do të keni rezultate të shkëlqyera në një kohë të shkurtër.