Përse kombinimi i shafranit të Indisë dhe jogurtit është i mirë?

Kurkurumini e përshpejton metabolizmin dhe ngadalëson rritjen e depozitave yndyrore, ndërsa jogurti krijon ndjenjën e ngopjes për një kohë më të gjatë dhe stimulon tretjen

Shafran i Indisë është erëz që shpesh përdoret në kuzhinën aziatike dhe ka efekte mjaft pozitive mbi organizmin. Shafran i Indisë dhe jogurti janë kombinim i mrekullueshëm për humbjen e peshës, por edhe konsumimi më i lehtë i aromës popullore dhe të dobishme.

Shafran i Indisë – vetitë shëruese 

Shafran i Indisë është një nga erëzat më të shëndetshëm të cilën mund të shtoni në ushqimi tuaj të përditshme. Vjen nga e njëjta familje si ajo e xhenxhefilit.

Efekte të shumta pozitive mbi shëndetin janë vërtetuar. Shafran i Indisë përmban kurkumin, përbërës ky që ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Shafran i Indisë ka përfitime të shumta shëndetësore:

  • kontribuon në përmirësimin e kujtesës,
  • ndihmon në luftën kundër disa llojeve të kancerit,
  • mund të parandalojë ose të ngadalësojë formimin e mpiksjeve të gjakut,
  • ndihmon artritin,
  • mund të jetë e dobishme për njerëzit që kanë diabet,
  • mund të ngadalësojë rritjen e depozitave yndyrore etj.
Shafran i Indisë përmban kurkumin, përbërës që ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore

Shafranin e Indisë mund të shtoni në ushqime të ndryshme indiane, por edhe si erëz shtesë në ushqimet e zakonshme si: vezë të fërguara, supë, oriz. Mbani në mend se kjo erëz ka shije mjaft intenzive.

Nëse doni ta konsumoni për shëndetin, shafrani i Indisë dhe mjalti janë kombinim i shkëlqyer, por e rëndësishme është që me shafranin e Indisë të merrni edhe piper të zi, për shkak të absorbimit më të mirë të kurkuminës në trup.

Shafran i Indisë dhe jogurti për humbjen e kilogramëve të tepërt

Hulumtimet kanë treguar se shafran i Indisë ndihmon në djegien e yndyrës në mëlçi, gjë që është e rëndësishme për humbjen e peshës. Jogurti i cili gjithashtu stimulon humbjen e peshës, mund të kombinohet me shafranin e Indisë për të humbur shpejt peshën e tepërt. Kurkumini mes tjerash e përshpejton metabolizmin, ndëra e ngadalëson rritjen e depozitave yndyrore. Jogurti krijon ndjenjën e ngopjes për një kohë më të gjatë dhe stimulon tretjen. Kombinimi i shafranit të Indisë dhe jogurtit për shkak të vlerave ushqyese në mjekësinë Ayurvedic jepet në rastet e anemisë.