Përse paraqitet era e keqe e gojës?

Kur fleni, trupi prodhon sasi më të vogël të pështymës dhe lejon zhvillimin e baktereve të cilat janë përgjegjëse për erën e keqe të gojës. Në këtë mënyrë shfaqet edhe ndjenja e gojës së thatë, e cila është pasojë e sëmundjes së xerostomisë ose si rezultat i situatave stresuese, e cila gjithashtu çon në erën e keqe të gojës.

Shpesh, vetëvlerësimi jo i mjaftueshëm dhe izolimi social janë rezultat i erës së keqe të gojës. Njerëzit që vuajnë nga era e keqe e gojës rregullisht zgjidhjen e problemit e kërkojnë përmes çamçakëzave, por efekti është i përkohshëm, sidomos kur era e keqe e gojës është rezultat i ndonjë problemi shëndetësor, dhe jo si rezultat i hudhrës apo qepës së ngrënë.

Kur fleni, trupi prodhon sasi më të vogël të pështymës dhe lejon zhvillimin e baktereve të cilat janë përgjegjëse për erën e keqe të gojës. Në këtë mënyrë shfaqet edhe ndjenja e gojës së thatë, e cila është pasojë e sëmundjes së xerostomisë ose si rezultat i situatave stresuese, e cila gjithashtu çon në erën e keqe të gojës. Gjatë ditës, pështyma e shpërlan ushqimin që keni ngrënë, por në mbrëmje për shkak të sasive të vogla, ajo nuk mund të përmbushë efektivisht funksionin e saj në gojë. Kështu, ushqimet fillojnë të zbërthehen në gojë dhe kjo gjë shkakton erën e keqe të qëndrueshme të gojës në mëngjes, e cila për shumë kënd është e njohur. Kështu, era e keqe mund të jetë pasojë e higjienës së dobët të zgavrës së gojës dhe sidomos mos larja e dhëmbëve në mbrëmje. Zakonisht era e keqe shoqërohet me pika të bardha në gjuhë të cilat e neutralizojnë veprimin e receptorëve të shijes.

Burim i erës së keqe mund të jetë edhe stomaku. Ushqimet si hudhra, preshi ose qepa të cilat kanë aromë jashtëzakonisht të fortë kur dekompozohen në stomak shkaktojnë erë të pakëndshme në gojë. Alkooli i tepërt gjithashtu çon në erën e keqe. Shumica e njerëzve përpiqen që erën e keqe të gojës ta neutralizojnë me çamçakëza, bonbone mentolli, spreje dhe çfarëdo tjetër, por efekti është i përkohshëm. Çamçakëzat e freskojnë frymën vetëm gjatë përtypjes, por ato nuk janë në gjendje që të zhdukin shkaktarët e erës së keqe që gjenden në stomak. Prandaj, zgjidhja më e mirë është që të evitoni ushqimet e tilla, sidomos nëse keni të planifikuara kontakte sociale. Konsumimi i produkteve të qumështit, peshkut, kafesë dhe gjërat e ëmbla, por edhe uria mund të jenë shkak i erës së keqe dhe jo të këndshme  të gojës.

Era e keqe, gjithashtu mund të jetë simptomë e sëmundjeve të ndryshme, varësisht nga saktësia e erës së keqe, mund të përcaktohet sëmundja.

Diabeti, gastrit kronik dhe bronkiti, paradentoza dhe ciroza janë sëmundje të cilat shoqërohen me erë të keqe të gojës. Nëse era e keqe vjen nga hunda dhe jo nga goja, atëherë ndoshta bëhet fjalë për polipet dhe inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes. Në rast të ftohjes dhe rrjedhjes së sekretit në lukth procesi i tretjes ngadalësohet, oreksi zvogëlohet, ndërsa ngecja e ushqimit në stomak shkakton erë të keqe të gojës. Kariesi, kurorat dhe urat e ndërtuara keq mund ta mbajnë ushqimin, i cili shkakton erë të keqe kur dekompozohet në gojë. Burim i erës së keqe janë edhe problemet hormonale (sidomos para ciklit menstrual).

Larja e dhëmbëve është mjaft e rëndësishme, në mënyrë që të shmangni situatën e tillë, si dhe janë të nevojshme ekzaminimet profilaktike te stomatologu. Pini sa më shumë lëngje në mënyrë që të mos e ndjeni gojën të thatë dhe mos qëndroni të uritur. Kufizoni ushqimin që shkakton erë të keqe. Neutralizuesit e erës së keqe të gojës konsiderohen molla dhe karrota, sepse ato stimulojnë pështymën.