Pija e cila qetëson inflamacionet dhe largon kilogramët e tepërt

Majdanozi ka veti diuretike të cilat i ndihmojnë organizmit që të heqë qafe ujin e tepërt nga organizmi. Nuk përmban yndyrë, ka shumë pak kalori, është i pasur me vitaminë A, vitaminë C, kalium, kalcium dhe fosfor.

Majdanozi është një nga erëzat më popullore që e plotësojnë shijen e ushqimeve tona. Ndoshta nuk e dinit se ai edhe ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt, por edhe në rimëkëmbjen e proceseve të ndryshme inflamatore në trup.

Konsumimi i majdanozit rekomandohet në shumë shumë dieta – me vakte të balancuara dhe stërvitje, kjo pije do të përshpejtoj në mënyrë ideal shkrirjen e kilogramëve të grumbulluar.

Majdanozi ka edhe veti diuretike, të cilat i ndihmojnë organizmit që të heqë qafe ujin e tepërt nga organizmi. Nuk përmban yndyrë, ka shumë pak kalori, është i pasur me vitaminë A, vitaminë C, kalium, kalcium dhe fosfor. Gjithashtu përmban edhe quercetin, i cili është antioksidant i fuqishëm që ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit të lartë të gjakut. Përmban veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe shpesh përdoret gjatë inflamacionit të fshikëzës ose veshkave.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 dl ujë
  • 1/4 e gotës me gjethe të freskëta majdanozi
  • Ëmbëlsues (sipas dëshirës)
  • 1/2 limon i shtrydhur

Përgatitja: Hidhni ujë të vluar mbi majdanozin. Lëreni të qëndroj për 5 minuta. Pas kësaj, kullojeni, ëmbëlsoni (nëse dëshironi), shtoni lëngun e limonit dhe pini nga pija e përgatitur.

Çaji i majdanozit mund të pihet edhe disa herë brenda ditës.