Pozicioni që fleni – është i mirë, por u shkakton makthe!

Nga pozita e fjetjes varet cilësia e gjumit dhe sesa të çlodhur do jeni në mëngjes

Shkencëtarët theksojnë se shumica prej nesh flenë në pozicionin e fetusit, por kjo nuk do të thotë se ne do të flemë si foshnjat. Fondacioni Kombëtar i Gjumit vuri në dukje se 41% e njerëzve flenë në pozicionin e fetusit, 7% në stomak, 15% anësh dhe 8% në shpinë. Pozicioni i foshnjës është i trashëguar përmes evolucionit, pasiqë ai është pozicioni natyror i cili i mbron të gjitha organet tona jetësore dhe ky është pozicioni që ne e marrim në mitër. Interesant është fakti se shumica e grave shtatzëna flenë në këtë pozicion.

Megjithatë, ky nuk është një pozicion i mirë për të fjetur sepse mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes dhe mpirje të nyjeve në mëngjes. Pozicioni më i mirë pë të fjetur është ai në shpinë, sepse koka, qafa dhe shpina çlodhen. Gjithashtu është pozicion i mirë edhe për ata të cilë vuajnë nga refluksi në lukth dhe ata të cilët kanë probleme me acidin.

Mirëpo ky pozicion është i rrezikshëm për ata të cilët vuajnë nga apnea, si dhe për ata që gërhasin. Interesante është se vetëm një në dhjetë veta flenë në këtë pozicion, sepse shpesh është e pakëndshme, përveç kësaj është pozicioni në të cilin njerëzit shpesh kanë makthe. Ato varijojnë nga ato ëndrrat e tmerrshme, e deri në një shkallë të paralizës e cila ndodh kur flemë në këtë pozicion. Për fat të mirë, rrallë i kujtojmë ëndrrat tona në këtë pozitë, e cila në rastin e maktheve mund të jetë një gjë e mirë. Pozicion tjetër i mirë për të fjetur gjumë është edhe ai anësh.