Prim. Dr. Lidija Biserkoska Atanasovska: Si të njihni dhe trajtoni infeksionin fungal të thonjve?

Infeksionet fungale të thonjve janë ndryshime të thonjve që shkaktohen nga kërpudhat. Kjo është sëmundja më e zakonshme e thonjve dhe përbën rreth gjysmën e të gjitha çrregullimeve të thonjve.

Shkruan: Prim. Dr. Lidija Biserkoska Atanasovska

Dermatologe


Dëmtimi i thonjve, njomja e shpeshtë e shputave, gjendjet e ndryshme të imunitetit të zvogëluar, qarkullimi i zvogëluar në ekstremitetet e poshtme, si dhe zvogëlimi i rrijes së thonjve në periudhën më të vjetër, janë shkaktarë të shfaqjes së kësaj sëmundje.

Onikomikoza, ose infeksionet kërpudhore të shtratit të thonjve, matricës ose pllakës së thonjve janë një nga problemet më të zakonshme të këtij lloji tek të rriturit. Ato përbëjnë një të tretën e të gjitha infeksioneve kërpudhore të lëkurës dhe më shumë se gjysmën e të gjitha sëmundjeve të thonjve. Thonjtë e infektuar janë rezervuar i kërpudhave që mund të transmetohen në pjesë të tjera të trupit, por madje edhe te njerëzit tjerë.

Infeksionet kërpudhore të thonjve nuk janë vetëm problem kozmetik, por ato gjithashtu mund të kontribuojnë në infeksione dytësore bakteriale, inflamacion të indeve të buta, reaksione të ndryshme dhe urtikari kronike.

Shkak i infeksionit janë dermatofitet, myku dhe majat e grupit të specieve Candida, ndërsa rreziku i infeksionit rritet me moshën. Te njerëzit e moshës 40 deri 60 vjeç, infeksioni është i pranishëm në 15-20 përqind e tyre, te ata 60 dhe 70 vjeç është 32 përqind, ndërsa tek ata të moshës 70 vjeç deri 48 përqind.

Thonjtë e infektuar janë rezervuar i kërpudhave që mund të transmetohen në pjesë të tjera të trupit, por madje edhe te njerëzit tjerë.

SIMPTOMAT DHE LLOJET E INFEKSIONEVE FUNGALE TË THONJËVE 

Simptoma më e zakonshme e infeksionit fungal të thonjëve është trashja dhe ndryshimi i ngjyrës së thonjve. Zakonisht nuk shfaqen dhimbje ose simptoma të tjera trupore. Por nëse lihet pa u trajtuar, mund të shkaktojë inflamacion të lëkurës nën dhe rreth thonjve, gjë që çon në dhimbje.

Vet pamja klinike është e ngjashme, pavarësisht llojit të shkaktarit, ndërsa dallohen disa forma karakteristike.

  • Onikomikoza distingale subunguale është forma më e zakonshme e infeksionit fungal të thonjve. Të gjitha shkaktarët e listuar mund të jenë përgjegjëse për shfaqjen e tij. Kërpudhat hyjnë në thua nga skaji i saj i poshtëm (distal) ose lateral, dhe ngadalë rritet drejt shtratit të thonjve dhe matricës. Klinikisht është e dukshme ndarja e thonjve nga shtrati, si dhe ndryshimi i ngjyrës së thonjve që zakonisht është në të verdhë të ndotur.
  • Onikomikoza sipërfaqësore e bardhë
  • Onikomikoza proksimale subunguale
  • Onikomikoza distrofike
Shkak i infeksionit janë dermatofitet, myku dhe majat e grupit të specieve Candida, ndërsa rreziku i infeksionit rritet me moshën.

TRAJTIMI TRADICIONAL

Diagnoza klinike e onikomikozës konfirmohet me mikroskop dhe me ekzaminime mikrobiologjike të seksioneve të thonjve. Faktorët predispozues mund të jenë diabeti, mosha, djersitja e tepërt, trauma e thonjve dhe qarkullimi i dobët i gjakut periferik. Terapia përfshin trajtime të shumta mekanike ose kimike të thonjve, terapi antifungale topike dhe sistemike, si dhe shumë kombinime të tjera të tyre.

Zgjedhja e trajtimit varet nga pamja klinike, sa është e prekur, ilaçet që pacienti merr çdo ditë, të gjitha trajtimet e mëparshme për sëmundjen, si dhe përvoja e mjekut dhe kostoja e terapisë.

Trajtimet tradicionale janë të gjata, të shtrenjta dhe shpesh nuk ndihmojnë plotësisht, pasi edhe pas muajve të një trajtimi të tillë efekti është 4 deri në 80 përqind. Preparatet lokale antifungale janë të sigurta dhe relativisht të lira, por rrallë herë janë efektive si terapi.

TERAPIA ME LASER

Për dallim nga terapia tradicionale, përdorimi i dritës lazer, i cili dihet se shkakton rritjen e temperaturës lokale, i shkatërron mikroorganizmat patogjenë dhe stimulon rigjenerimin e indeve. Trajtimi me lazer mund të bëhet një herë në javë për katër javë ose dy herë në javë për dy javë. Trajtimi me lazer i secilit thua kryhet veçmas, në mënyrë që temperatura e pllakës së thonjve të arrijë deri në 40 gradë Celsius +/- 5 gradë, pas së cilës pacientët monitorohen pas 3, 6, 9 dhe 12 muajsh, të gjitha këto pa efekte anësore.

Efekti optimal i lazerit arrihet me heqjen mekanike të pjesës së trashjes së pllakës së thonjve, ndërsa temperatura e arritur, e cila mbahet gjatë trajtimit për 2-3 minuta, siguron një dozë të përshtatshme terapeutike të rrezatimit me lazer. Kjo dozë e energjisë me lazer parandalon përsëritjen e infeksionit, kështu edhe formimin e kolonive të kërpudhave.