Prof. Dr. Emilia Vllashki: Astma në moshën e fëmijërisë (1)

Tek shumica e fëmijëve të diagnostikuar me astma, me terapi adekuate, edukim dhe monitorim, është e mundur të arrihet dhe të mbahet nën kontroll sëmundja.

Astma është sëmundja më e zakonshme kronike e fëmijërisë me një ngarkesë të konsiderueshme tek pacientët pediatrik, familjet e tyre dhe shoqërinë në çdo aspekt, me përkeqësimin e cilësisë së jetës së fëmijës dhe familjes së tij.

Definohet si sëmundje kronike inflamatore e rrugëve të frymëmarrjes me obstruksion të ndryshueshëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe hiperaktivitet bronkial (BHR), ndërsa manifestohet me episodet e përsëritura të wheezing, kollitjes dhe shtrëngimit në gjoks.

Shkruan: Prof. Dr. Emilia Vllashki, specialist-pediatre

Episodet e përsëritura të wheezing tek fëmijët parashkollor janë manifestim i mundshëm i sëmundjeve të ndryshme, me zhdukjen e tyre të mundshme deri në moshën shkollore në rast të ndonjë virusi – wheezing i shkaktuar. Astma zakonisht fillon në fëmijërinë e hershme dhe është e lidhur fort me alergjinë, ka një rrjedhë të ndryshueshme me progresion të mundshëm ose anulim gjatë gjithë jetës. Tek individët atopikë dhe në rast të ndonjë sëmundje më të rëndë, simptomat e astmës mund të vazhdojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Në shumicën e fëmijëve të diagnostikuar me astma, me terapi adekuate, edukim dhe monitorim, është e mundur të arrihet dhe të mbahet nën kontroll sëmundja.

Për dallim nga astma tek të rriturit, astma tek fëmijët shoqërohet me sfida të tjera duke pasur parasysh papjekurinë e sistemit respirator dhe imunologjik, rrjedhën natyrore të sëmundjes, vështirësitë në diagnostikimin dhe implementimin e terapisë, si dhe përgjigjen e ndryshme dhe të paparashikueshme terapeutike.

EPIDEMIOLOGJIA

Në kuadër të fazës së tretë të Studimit Ndërkombëtar të Astmës dhe Alergjive tek Fëmijët (ISAAC), është vërtetuar ekzistenca e ndryshimeve të gjera në prevalencën e astmës tek fëmijët në botë. Tek fëmijët e moshës 13-14 vjeçare, prevalenca më e lartë e wheezing në 12 muajt e fundit u konstatua në Irlandë, Australi, Zelandë të Re, Angli dhe Skoci (29.2 – 36.8%), ndërsa më e ulët në Makao, Indonezi, Shqipëri, Rumani, Nepal, Greqi dhe Kinë (1.4 – 4.2%).

Maqedonia, e cila morri pjesë në këtë studim, tek fëmijët e grupmoshave të njëjta u konstatua prevalenca e kësaj simptome të astmës prej 8.8%, krahasuar me prevalencën e  vetë-referuar të diagnostikuar të astmës kur ishte në jetën e 1.7%, gjë që sugjeron sub-diagnostifikimin e astmës tek adoleshentë e rinj në vendin tonë.

Me studimin e njëjtë, prevalenca e wheezing në 12 muajt e fundit të jetës së fëmijëve të moshës 6-7 vjeçare në botë, varion nga 2.4% në Indi deri 37.6% në Kosta Rika.

Prevalenca më e lartë e simptomave të astmës është konstatuar në vendet ekonomikisht të zhvilluara të botës. Në grupmoshën prej pesë deri në 34 vjet, raportohet shkalla e vdekshmërisë prej 1.6% në Finlandë, deri në 36.7% në Kinë, në 100 000 njerëz të cilë vuajnë nga astma (Maqedonia për 8.2% në 100 000 pacientë me astmë). Ndryshimet e gjera në prevalencën midis vendeve të ndryshme dhe midis qendrave të ndryshme të të njëjtit vend, sugjerojnë rol të rëndësishëm të faktorëve të mjedisit në zhvillimin e sëmundjes.

(vazhdon)