PROFESIONISTËT PARALAJMËROJNË: Pas 30 ditësh pasivitet, shfaqen probleme të mëdha shëndetësore

Ekspertët e kineziologjisë paralajmërojnë për problemet kryesore që vijnë pas vetëm 30 ditësh nga mosveprimi fizik.

Janë kryer hulumtime në të gjithë botën që tregojnë se pas pandemisë me COVID-19 ka arrdhur deri te një rënie e madhe e aktivitetit njerëzor.

“Pas vetëm 30 ditësh pasiviteti fizik, vjen deri te dobësimi i ndjeshëm i funksionit të zemrës dhe enëve të gjakut, metabolizmit të çrregulluar të glukozës, ulje të densitetit të kockave dhe masës muskulore”, theksojnë mjekët.

Sipas tyre, ekziston një konsensus profesional që sasia minimale e lëvizjes në ditë është rreth 5 000 hapa, ndërsa 10 000 hapa konsiderohet sasia optimale e lëvizjes. Me fjalë të tjera, 5 000 hapa për të mbijetuar, 10 000 për jetë më cilësore.

“Aktualisht jemi në një rreth vicioz të aktivitetit të zvogëluar të trupit që e dobëson sistemin imunitar dhe na bën më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve infektive. I njëjti pasivitet fizik na çon në sëmundje kronike jo të transmetueshme, për shkak të të cilave mund të jemi në rrezik vdekjeje në këtë pandemi”, theksojnë mjekët.

Pas dy javësh pasivitet, marrja maksimale e oksigjenit bie ndjeshëm. Nëse ngarkesat vijnë në kohën e duhur, përshtatja do të jetë pozitive.

Ja disa këshilla për për të filluar me rregullimin pozitiv:

  • Mundohuni që çdo 30-60 minuta që keni qëndruar ulur t’i ndërprisni me ngritje të shkurtër ose zgjatje
  • Duajini shkallët, 10 kate në ditë për fillestarët, ndërsa mbi 20 për të përparuarit
  • Në rast se keni qëndruar ulur ose shtrirë për një kohë të gjatë, bëni disa ushtrime dhe aktivizoni muskujt që ju mbajnë drejt.
  • Ushtroni rrahjet e zemrës me ushtrime çdo ditë – rregulloni mënyrën dhe kohëzgjatjen në formën aktuale të trupit tuaj
  • Përfshini ushtrime të frymëmarrjes
  • Kujdesuni për dietë të ekuilibruar, pini lëngje dhe bëni gjumë cilësor
  • Filloni me 10 minuta ushtrime lëvizshmërie. Sigurohuni që të bëni së paku 5 000 hapa në ditë – nëse bëni një telefonatë, do të bëni 80 hapa në një minutë.