Provojeni menjëherë: Lëngu më i shëndetshëm në botë

Karrota, molla, limoni dhe xhenxhefil janë produkte mjaft të shëndetshme, ndërsa me kombinimin e tyre do të fitoni një pije me përbërës të shëndetshëm.

Sipas disa mendimeve, ky lëng i përgatitur nga kombinimi i perimeve dhe frutave është lëngu më i shëndetshëm i botës. Përgatitja është mjaft e thjeshtë,  mjafton që të merrni përbërësit që ju nevojiten.

     Përbërësit e nevojshëm:

1 karrotë

1 mollë

1 limon

3 cm xhenxhefil i freskët

Përbërësve hiqjuni lëvozhgën, lani mirë dhe të gjithë i vendosni në blender. Përzijeni mirë, derisa të fitoni pijen. Dhe kjo është e gjitha.

Këtë pije të shëndetshme plot me vitamina pijeni në mëngjes, përpara se të hani kafjallin.