Qumësht nga bananet – alternativë e re dhe e shëndetshme

Ky produkt mund të zëvendësojë mrekullisht qumështin tradicional të lopës, duke i siguruar trupit kalium të mjaftueshëm dhe vitaminë B6.

E vërtet është se qumështi alternativ po bëhet gjithnjë e më popullor. Ato mund të bëhen nga soja, bajamet, oriz, kokosi… Ka shumë studime të cilat bëjnë pyetjen për përfitimet e konsumimit të qumështit të freskët me një produkt shtazor.

Shumica pretendojnë se organizmi i njeriut e prodhon enzimin laktazë vetëm deri në moshën tre vjeçare. Ky enzim është i aftë për dekompozimin e laktozës së sheqerit të qumështit. Laktoza e padegraduar, si dhe mjedisi acidik i krijuar nga qumështi në zorrë, stimulojnë zhvillimin e baktereve dhe lirimin e shumë toksinave të cilat përhapen nëpër të gjithë sistemet në trup.

Bananet njihen si ushqim i shëndetshëm, konsumi i të cilave para ose pas stërvitjes mund t’ju ndihmojë që të tejkaloni lodhjen e muskujve. Përveç kësaj, bananet janë një ndihmës i mirë në humbjen e kilogramëve të tepërt, ulin tensionin e gjakut, forcojnë kockat dhe dhëmbët.

Qumësht bananeje i përgatitur në shtëpi

Produktet e nevojshme: një banane e ngrirë, një gotë ujë, ¼ lugë çaji kanellë, pak kripë deti.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit vendosni në një blender dhe përzijeni deri sa të fitoni një masë homogjene.

Qumështi i bananeve ka përmbajtje të larta kaliumi, vitaminë B6 dhe fibra. Gjithashtu, nuk do t’ju kushtojë shumë që ta përgatitni atë në shtëpi, e cila është edhe mënyra më e sigurt të dini se çfarë po konsumoni dhe të mbroheni nga ushqimet jo të shëndetshme.